Art&Argëtim

“Kur u divorcuan?” Sara Bajraktari e revoltuar me Alketa Vejsiun: Mos ndoshta e kishe për prindërit e tu…

30 Dhjetor 2019, 18:30 Nga DOSJA
“Kur u divorcuan?” Sara Bajraktari e revoltuar me Alketa Vejsiun:

TIRANË- Këngëtarja  më e re në moshë që mori pjesë në Festivalin e Këngës të RTSH-së, Sara Bajraktari, e cila u shpall fituese e çmimit të 3-të ka qenë sëfundmi e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku edhe  ka folur për eksperiencën e saj pas kësaj fitoreje.

Në intervistën e saj, Sara ka rrëfyer se historia që prindërit e saj janë të divorcuar, është një gënjeshtër.

Këtë reagim e ka bërë Sara pasi moderatorja e njohur,  Alketa Vejsiu ka thënë gjatë prezantimit se prindërit e Sarës janë të ndarë, por që në fakt sipas këngëtares kjo nuk është e vërtetë.

“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain. Prezantuesja e prceptoi në atë mënyrë, u duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta. Unë ngela e habitur, thashë “kur u divorcuan” jam habitur nga kjo gjë”-ka thën Sara.

Më 22 dhjetor u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu sara bajraktari alketa vejsiu sara bajraktari

Sondazh

Poll