9 Dhjetor 2024, 18:48
Nga E. D
Rexhep tajip Erdogan
TURQI- Rexhep tajip Erdogan ka folur për zhvillimet historike botërore në Siri pas mbledhjes së kabinetit turk të hënën pasdite, duke shprehur shpresën se kthimi i refugjatëve në shtetin fqinj do të rritet. Gjithashtu Erdogan u shpreh se diktatura që mbijetoi për 61 vjet me gjak, mizori, shtypje dhe tirani është shembur plotësisht. Më tej ai tha se Assad u largua, duke lënë pas një Siri ku u masakruan rreth 1 milion njerëz dhe shumë qytete u shndërruan në gërmadha.
“Lufta civile që po vazhdon prej 13 vitesh në Siri ka marrë një dimension të ri që nga dje. Diktatura që mbijetoi për 61 vjet me gjak, mizori, shtypje dhe tirani është shembur plotësisht. Ne mirëpresim pastrimin e Tel Rifaatit dhe Manbixhit nga terroristët. Regjimi i Asadit nuk e braktisi kurrë qëndrimin e tij antiturk. Thirrjet tona për zgjidhjen e konfliktit sirian përmes dialogut u refuzuan me arrogancë nga regjimi i vjetër, nuk u vlerësua vlera e dorës së shtrirë nga vendi ynë, nuk u kuptua rëndësia e saj.
Assad u largua, duke lënë pas një Siri ku u masakruan rreth 1 milion njerëz dhe shumë qytete u shndërruan në gërmadha. Do të doja që kombi ynë dhe komuniteti ndërkombëtar të dinë se Turqia ka përmbushur me përpikëri kërkesat e ligjit të fqinjësisë. Ne qëndruam në favor të paqes, lirisë, dialogut, drejtësisë”, tha ndër të tjera presidenti turk.
Po ashtu Erdogan u shpreh se Turqia nuk ka sy për territoret dhe sovranitetin e një vendi tjetër, por qëllimi i vetëm i operacioneve ndërkufitare është të mbrojmë atdheun dhe qytetarët turq nga sulmet terroriste. Më tej ai u shpreh se është detyra e tyre të mbështesim fuqimisht përpjekjet e tyre për të ringjallur dhe për të rikthyer vendin e tyre në këmbë.
“Turqia nuk ka sy për territoret dhe sovranitetin e një vendi tjetër. Qëllimi i vetëm i operacioneve tona ndërkufitare është të mbrojmë atdheun dhe qytetarët tanë nga sulmet terroriste. As PKK dhe shtrirjet e saj në Siri dhe as ISIS nuk janë bashkëbisedues të vendit tonë. Siria i përket sirianëve me identitetet e tyre fetare. Populli sirian është ai që do të vendosë në Siri. Është detyra jonë të mbështesim fuqimisht përpjekjet e tyre për të ringjallur dhe për të rikthyer vendin e tyre në këmbë. Siria, ku të gjithë sirianët, pavarësisht nëse janë arabë, turkmenë, kurdë, sunitë, alevi, nusaitë apo të krishterë, do të jetojnë në paqe, është synimi më i madh i Turqisë”, përfundoi presidenti turk.
rexhep tajip erdogan
Bota
9 Dhjetor 2024, 18:31
E. D
Bashar al-Assad
SIRI- Presidenti sirian Bashar al-Assad u largua nga Siria pasi qeveria e tij u përmbys pas 50 vjetësh sundimi për...
Bota
9 Dhjetor 2024, 17:56
E. D
Donald Trump dhe emmanuel Macron
PARIS- Presidenti i 47-të i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu përgjigj pozitivisht f...
Bota
9 Dhjetor 2024, 17:43
N.F
Zjarr
ANGLI- Kriza klimatike thellohet me vitin 2024 ndërsa të dhënat tregojnë se do të jetë viti më i nxehtë n&eum...
Bota
9 Dhjetor 2024, 17:40
E. D
Giorgia Meloni dhe Donala Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka lavdëruar kryeministren e Italisë Giorgia Melonin...
Bota
9 Dhjetor 2024, 17:23
E. D
Elon Musk dhe Giorgia Meloni
SHBA- Inteligjenca artificiale bëri sërish mrekullinë e saj dhe “bashkoi” miliarderi Elon Musk...
Bota
9 Dhjetor 2024, 17:10
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, tha se udhëheqësi ukrainas Voldymyr Zelenskyy dëshiron të bëj...
Bota
9 Dhjetor 2024, 16:40
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Hetimi për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare në Manhattan, Nju Jork është transferuar në Xhor...
Bota
9 Dhjetor 2024, 16:48
E. D
Mohammed al-Bashir
SIRI- Mohammed al-Bashir, një zyrtar kyç në administratën e mbikëqyrur nga grupi islamik Hayat Tahr...
Bota
9 Dhjetor 2024, 16:39
E. D
foto ilustruese
SIRI- Sirianët festuan të hënën rrugëve të Damaskut, një ditë pasi rebelët morën kontroll...
Bota
9 Dhjetor 2024, 16:27
N.F
Assad
SIRI- Rrëzimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad i dha një goditje të fuqishme rrjetit të ndikimit të Iranit në Lindj...