Art&Argëtim

Doa, artistja gjermano-iraniane mahnit publikun shqiptar teksa flet dhe këndon shqip! Jeton në Shqipëri prej 17 vitesh

Ajo ka theksuar se po jeton prej 17 vitesh në Shqipëri, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me drejtuesin e spektaklit, Ardit Gjebrean, ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e saj të vertetë.

6 Dhjetor 2024, 12:10 Nga ZH.LL
Doa, artistja gjermano-iraniane mahnit publikun shqiptar teksa flet dhe
Doa

TIRANË- Një vajzë me emrin Doa, ka mahnitur publikun teksa është prezantuar si një artiste e re në festivalin e "Këngës Magjike". Jo vetëm me performancën e saj, Doa ka habitur publikun teksa ka deklaruar se nuk është shqiptare.

Ajo ka theksuar se po jeton prej 17 vitesh në Shqipëri, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me drejtuesin e spektaklit, Ardit Gjebrean, ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e saj të vertetë. Doa ka zbuluar se në fakt ajo quhet Shejda.

Gjatë bisedës Doa ka mahnitur teksa fliste gjuhën shqipe, ndërsa ka zbuluar se zotëron disa gjuhë, si: Italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, persisht.

Pjesë nga bashkëbiseda:

Ardit Gjebrea: Ti e ke mësuar kaq mirë shqipen sa askush nuk besoj që ti nuk je shqiptare.

Doa: Çfarë t’i bëjmë?

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë! Sa gjuhë di?

Doa: 6… 5 e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Ajo gjysma më intereson.

Doa: Ajo gjysma është gjysmë frëngjisht, gjysmë spanjisht, kështu?

Ardit Gjebrea: Po gjuhët e tjera?

Doa: Gjermanisht, shqip, italisht, persisht…kë harrova?

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, është gjuha e këngës, gjuha e zemrës!

doa kenga magjike

Sondazh

Poll