Bota

Putin ka biseduar në telefon me presidentit iranian për situatën në Siri! Kremlini: Mbështetje a pakushtëzuar

Në një deklaratë Kremlini tha: “Fokusi ishte në përshkallëzimin e situatës në Republikën Arabe Siriane.

2 Dhjetor 2024, 18:11 Nga ZH.LL
Putin ka biseduar në telefon me presidentit iranian për situatën
Putin dhe Pezeshkian

SIRI- Vladimir Putin ka biseduar me telefon për situatën në Siri me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, njofton Kremlini.

Në një deklaratë Kremlini tha: “Fokusi ishte në përshkallëzimin e situatës në Republikën Arabe Siriane.

Sipas Kremlinit, u shpreh një mbështetje e pakushtëzuar për veprimet e qeverisë legjitime në Siri për të rivendosur rendin kushtetues dhe integritetin territorial të vendit.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve në kuadër të formatit të Astanës me pjesëmarrjen e Turqisë.

“U shpreh mbështetje e pakushtëzuar për veprimet e autoriteteve legjitime të Sirisë për të rivendosur rendin kushtetues dhe për të rivendosur stabilitetin politik, ekonomik dhe social të shtetit sirian”, tha Kremlini.

Më 27 nëntor, grupi ekstremist Jabhat al-Nusra (i ndaluar në Rusi) dhe aleatët e tij kryen një sulm të madh në Aleppo dhe vendbanime të tjera në veri të Sirisë që ishin nën mbrojtjen e forcave të armatosura siriane. Më 30 nëntor, ushtria e vendit deklaroi se duhej të rigruponte forcat e saj për të mbrojtur jetën e civilëve dhe trupave dhe të përgatitej për një kundërsulm.

 

 

 

rusi iran siri putin kremlini

Sondazh

Poll