2 Dhjetor 2024, 08:50
Nga N.F
Scholz
UKRAINË- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka bërë një vizitë të papritur të hënën në Ukrainë, për të rikonfirmuar mbështetjen e Berlinit ndaj Kievit, teksa lufton pushtimin rus. Ai është zotuar për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë në vlerë të 650 milionë eurove, dhe ka thënë se armët do të arrijnë në Kiev deri në fund të vitit.
“Kam udhëtuar me tren drejt Kievit përgjatë natës, drejt një vendi që po mbron veten kundër agresionit rus për më shumë se 1.000 ditë”, ka thënë Scholz përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Ai ka thënë përmes një deklarate se “Ukraina e ka mbrojtur veten në mënyrë heroike kundrejt luftës agresive të Rusisë”.
“Përmes rikthimit tim këtu në Kiev, dua të shpres solidaritetin tim me Ukrainën”, ka thënë Scholz, i cili përballet me zgjedhje të reja në shkurt.
“Dua ta bëj të qartë prej këtu që Gjermania do të mbetet mbështetësja më e madhe evropiane e Ukrainës”.
Ai ka thënë se “Ukraina mund të mbështetet te Gjermania”. Kjo vizitë është realizuar vetëm disa javë pasi Scholz është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kjo thirrje telefonike është zhvilluar në kohën e spekulimeve se çfarë do të thotë për Ukrainën udhëheqësia e re amerikane që nis punën në janar. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
scholz ne kiev lufta ukraine-rusi
Bota
2 Dhjetor 2024, 08:30
N.F
Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reaguar në lidhje me vendimin presidentit Joe Biden p&eu...
Bota
2 Dhjetor 2024, 07:55
N.F
Gjeorgji
GJEORGJI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar “përdorimin e tepruar të forcë...
Bota
2 Dhjetor 2024, 08:05
r.ll
foto ilustruese
BUKURESHT- Rumania përjeton një kthesë të fortë nga e djathta pas zgjedhjeve parlamentare të dielën...
Bota
2 Dhjetor 2024, 08:01
r.ll
lideret e g20
BRUKSEL- A ka ende një emërues të përbashkët bashkësia ndërkombëtare? Lajmi i mirë ësht&eum...
Bota
2 Dhjetor 2024, 07:39
N.F
Foto ilustruese
EKUADOR- Dhjetë persona u vranë mëngjes të së dielës në një zonë rurale në jugperënd...
Bota
2 Dhjetor 2024, 07:34
r.ll
hunter biden
SHBA - Presidenti Joe Biden kishte mohuar në mënyrë të përsëritur se do të falte djalin e tij Hun...
Bota
2 Dhjetor 2024, 07:24
r.ll
joe biden dhe hunter biden
SHBA- Presidenti Joe Biden fali djalin e tij Hunter të dielën mbrëma duke shmangur një dënim të mu...
Bota
1 Dhjetor 2024, 22:58
N.F
Foto ilustruese
KORE- Vendet e botës që po negocionin prej një jave në Korenë e Jugut për një traktat global për t&...
Bota
1 Dhjetor 2024, 22:20
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamor...
Bota
1 Dhjetor 2024, 22:16
N.F
Beka Beradze
GJEORGJI- Një gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL) thotë se është rrahur dhe arrestuar nga forcat e sigurisë der...