Bota

Izraeli pretendon se ka vrarë një palestinez të përfshirë në sulmin e 7 tetorit: Terroristi u monitorua dhe u godit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të shtunën se kishin kryer një sulm në Gaza mbi një "makinë me një terrorist që mori pjesë në masakrën vrasëse të 7 tetorit".

30 Nëntor 2024, 15:14 Nga ZH.LL
Izraeli pretendon se ka vrarë një palestinez të
sulmet ne Gaza

IZRAEL- Izraeli pretendon se ka vrarë një palestinez të përfshirë në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të shtunën se kishin kryer një sulm në Gaza mbi një "makinë me një terrorist që mori pjesë në masakrën vrasëse të 7 tetorit".

IDF tha se po hetonte pretendimet se personi punonte për organizatën ndërkombëtare humanitare, World Central Kitchen (WCK).

"Terroristi u monitorua për një kohë nga inteligjenca IDF dhe u godit pas informacioneve të besueshme në lidhje me vendndodhjen e tij në kohë reale," thanë ata.

“Theksojmë se ka qenë mjet civil i pa markuar dhe lëvizja e tij në itinerar nuk ka qenë e koordinuar për transportin e ndihmave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, të paktën 44,382 njerëz janë vrarë dhe 105,142 janë plagosur në Gaza që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Të paktën 32 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën gjatë natës të premten, tha Reuters, duke cituar mjekët brenda territorit.

 

 

 

 

 

 

izrael gaza 7 tetori sulmi

Sondazh

Poll