Aktualitet

Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie protestuesin Sokol Ndoj, u shoqërua në polici pas protestës së 26 nëntorit

Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë se Sokol Ndoj duhet të qëndrojë në këtë masë pasi rezulton të ketë edhe dy precedentë të ngjashëm nga protestat e kaluara.

29 Nëntor 2024, 10:43 Nga N.F
Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie protestuesin Sokol
Protesta

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme për të lënë masën "arrest në shtëpi" për protestuesin e arrestuar pas protestës së 26 nëntorit në kryeqytet. Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë se Sokol Ndoj duhet të qëndrojë në këtë masë pasi rezulton të ketë edhe dy precedentë të ngjashëm nga protestat e kaluara.


Ndërkohë të enjten u lirua me detyrim paraqitje edhe protestuesi lir Ahmedani. Pas protestës së 26 tetorit mësohet se ishin shoqëruar në polici 50 protestues.

 

protesta e opozites 26 nentor 2024 sokol ndoj

Sondazh

Poll