Bota

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë në Spanjë, dy të vdekur dhe një i zhdukur

Gjithashtu një person tjetër si pasojë e shpërthimit ka mbetur i zhdukur. 

27 Nëntor 2024, 15:32 Nga E. D
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë në Spanjë, dy
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Një shpërthim në një fabrikë pranë Alicante, në Spanjën juglindore, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur rëndë dy të tjerë. Gjithashtu një person tjetër si pasojë e shpërthimit ka mbetur i zhdukur. 

Ngjarja ka ndodhur në një zonë industriale në Ibi, rreth 40 kilometra nga qendra e Alicante, në një fabrikë polistireni të zgjeruar. 

“Nuk është një zjarr, por një shpërthim. Pas këtij shpërthimi, një pjesë e objektit industrial është shembur, çatia ka rënë dhe rreth 50% e sipërfaqes së objektit është rrafshuar, që do të thotë se janë shembur edhe disa mure të brendshme”, thanë zjarrfikësit. 

Në një fjalim në parlament, kryeministri Pedro Sanchez shprehu mbështetjen e qeverisë spanjolle për viktimat si dhe për zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit që punojnë në vendngjarje.

shperthim ne fabrike

Sondazh

Poll