Pas tërheqjes së Gaetz, Trump emëron Pam Bond Prokurore të Përgjithshme
pam bondi SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar prokuroren veterane Pam Bondi si zgjedhjen e tij të re pë...
Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake të enjten në Phenian, Kim Jong Un tha se nga përvoja e tij e mëparshme e negociatave, Uashingtoni kishte ndjekur një politikë "agresive dhe armiqësore" kundër Phenianit.
KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara për shtim të tensioneve dhe provokimeve, duke thënë se gadishulli Korean nuk është përballur kurrë më parë me rrezikun e luftës bërthamore si tani. Komentet e tij u bënë të ditura të premten në mbrëmje nga media shtetërore KCNA.
Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake të enjten në Phenian, Kim Jong Un tha se nga përvoja e tij e mëparshme e negociatave, Uashingtoni kishte ndjekur një politikë "agresive dhe armiqësore" kundër Phenianit.
"Asnjëherë më parë palët ndërluftuese në gadishullin Korean nuk janë përballur me një konfrontim kaq të rrezikshëm dhe të mprehtë që të mund të përshkallëzohej në luftën më shkatërruese termonukleare", tha Kim Jong Un, sipas KCNA.
Gjatë mandatit të parë të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, ai dhe Kim Jong Un zhvilluan tre takime të pashembullta në Singapor, Hanoi dhe në kufirin Korean në vitin 2018 dhe 2019.
Por bisedimet dështuan të arrijnë ndonjë rezultat konkret për shkak të dallimeve, mes thirrjeve të Uashingtonit ndaj Koresë së Veriut që të heqë dorë nga armët bërthamore, dhe kërkesave të Phenianit për lehtësimin e sanksioneve.
Në fjalimin e tij Kim Jong Un bëri thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e armëve në "ultra-moderne" dhe u zotua të avancoje aftësitë mbrojtëse për të forcuar pozicionin strategjik të vendit, njoftoi KCNA. Në veprimtarinë e quajtur Ekspozita e Zhvillimit të Mbrojtjes, u paraqitën armë strategjike dhe taktike.
Fjalimi i fundit i Kim Jong Un-it vjen mes kritikash ndërkombëtare për bashkëpunimin gjithnjë e më të thelluar ushtarak mea me Moskën. Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 10,000 trupa në Rusi për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.
Javën e kaluar, Kim Jong Un kërkoi që ushtria të përmirësojë aftësitë për të luftuar, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për nxitjen e tensioneve në "fazën më të rëndë në histori" dhe duke e quajtur gadishullin Korean "pikën më të madhe të nxehtë në botë"./VOA
pam bondi SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar prokuroren veterane Pam Bondi si zgjedhjen e tij të re pë...
Foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, ...
Google SHBA- Agjencitë rregullatore amerikane kërkojnë që gjykata të ndajë kompaninë Google për t’i hequr as...
Robert Fico dhe Aleksandar Vuçiç BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, gjat...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe të Rusisë, dhe dhjet&...
Dmitry Peskov RUSI- Kremlini ka mohuar raportet se kishte informuar SHBA-në përpara se të godiste Ukrainën me raketa balistik...
Vladimir Putin RUSI- Vladimir Putin ka thënë se Rusia gjuajti një raketë balistike eksperimentale në një zonë ushtarake ...
Donald Trump dhe Matt Gaetz SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar në lidhje me tërheqjen e të nominuarit të tij p&eum...
BRAZIL- Autoritetet braziliane kanë paditur ish-presidentin Jair Bolsonaro, duke e akuzuar atë për "njohje të plotë" të një...
Josep Borrell BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, vler&eu...