Art&Argëtim

Festoi pas divorcit me Tom Cruise? Nicole Kidman më në fund zbulon të vërtetën: Ajo foto është marrë nga një film!

Por tani, Nicole Kidman ka zbuluar të vërtetën befasuese që qëndron pas kësaj shkrepjeje. Gjatë një interviste për British GQ, ylli i The Perfect Couple sqaroi se fotoja nuk kishte lidhje fare me divorcin e tij, siç kishin besuar shumë.

19 Nëntor 2024, 20:43 Nga ZH.LL
Festoi pas divorcit me Tom Cruise? Nicole Kidman më në fund zbulon
Nicole Kidman dhe Tom Cruise

SHBA- Më fund pas gati 20 vitesh, Nicole Kidman ka folur për foton që në vitin 2001 i la fansat të habitur. Imazhi, i cili portretizon aktoren duke ecur në rrugë me duar të ngritura dhe një shprehje gëzimi, prej vitesh është interpretuar si një "festë" e divorcit të saj nga Tom Cruise.

Por tani, Nicole Kidman ka zbuluar të vërtetën befasuese që qëndron pas kësaj shkrepjeje. Gjatë një interviste për British GQ, ylli i "The Perfect Couple" sqaroi se fotoja nuk kishte lidhje fare me divorcin, siç kishin besuar shumë.

“Ajo foto është marrë nga një film. Nuk ishte jeta reale”, deklaroi Kidman, duke iu referuar faktit se skena ishte pjesë e një projekti filmik dhe jo një moment në jetën e saj private.

Ky zbulim vjen pas vitesh në të cilat fotoja virale u ripërdor edhe nga të famshëm si Jenna Dewan, e cila e ndau atë në rrjetet sociale në lidhje me divorcin e saj nga Channing Tatum. Megjithatë, për Nicole Kidman, kjo meme nuk përfaqëson asgjë më shumë se një shtrembërim i mëtejshëm i shumë gjërave që e rrethojnë.

Madje, aktorja tha se kjo nuk ishte e vetmja foto që ishte keqinterpretuar; duke shfrytëzuar rastin për të sqaruar një moment tjetër që u bë viral, por që ishte i pasaktë. A ju kujtohet videoja që u bë virale që tregonte se ajo duartrokiste vetëm me pëllëmbët e duarve në Oscar 2017? “Kisha një unazë të madhe, të rëndë dhe më dhimbte shumë kur duartrokita”, tha aktorja.

Nicole Kidman dhe Tom Cruise u martuan në vitin 1990. Ata adoptuan vajzën Isabella, 31 vjeç dhe djalin Connor, 29 vjeç, përpara se të ndaheshin në vitin 2001.

Festoi pas divorcit me Tom Cruise? Nicole Kidman më në fund zbulon

nicole kidman tom cruise hollywood fotoja virale

Sondazh

Poll