Bota

OKB: Pothuajse 100 kamionë me ndihma ushqimore në Gaza janë grabitur dhunshëm! Dëshmitarët okularë: Autokolona u sulmua nga persona të maskuar

97 kamionë u humbën dhe drejtuesit e tyre u detyruan nën kërcënimin e armëve të shkarkonin ndihmën e tyre pasi kaluan përmes kalimit të kontrolluar nga Izraeli Kerem Shalom me Gazën jugore, në atë që besohet të ketë qenë një nga incidentet më të këqija të këtij lloji.

18 Nëntor 2024, 19:32 Nga ZH.LL
OKB: Pothuajse 100 kamionë me ndihma ushqimore në Gaza janë
kamionet me ndihma

GAZA- Një autolonë prej rreth100 kamionësh me ndihma të OKB-së që transportonin ushqime u grabit dhunshëm në Gaza të shtunën, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa).

97 kamionë u humbën dhe drejtuesit e tyre u detyruan nën kërcënimin e armëve të shkarkonin ndihmën e tyre pasi kaluan përmes kalimit të kontrolluar nga Izraeli Kerem Shalom me Gazën jugore, në atë që besohet të ketë qenë një nga incidentet më të këqija të këtij lloji.

Dëshmitarët okularë thanë se autokolona u sulmua nga persona të maskuar të cilët hodhën granata.

Komisioneri i përgjithshëm i Unrwa, Philippe Lazzarini nuk i identifikoi autorët, por ai tha se "prishja totale e rendit civil" në Gaza nënkuptonte se ajo ishte "bërë një mjedis i pamundur për të vepruar".

Pa ndërhyrje të menjëhershme, mungesat e rënda të ushqimit do të përkeqësohen për dy milionë njerëz që varen nga ndihma humanitare për të mbijetuar, sipas Unrwa.

Një vlerësim i mbështetur nga OKB-ja paralajmëroi në fillim të këtij muaji se kishte "gjasë të madhe që zia e bukës të jetë e afërt në zonat brenda Rripit verior të Gazës".

Kjo erdhi pasi forcat izraelite nisën një ofensivë të madhe tokësore në veri dhe OKB-ja tha se më pak kamionë ndihmash kishin hyrë në Gaza muajin e kaluar se në çdo kohë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor 2023.

 

 

 

 

 

gaza izrael okb kamion me ndihma 100 kamione

Sondazh

Poll