15 Nëntor 2024, 14:39
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt e këtij viti, e ndikuar pozitivisht nga turizmi. Të dhënat nga Doganat tregojnë për një rritje të importeve të karburanteve, cigareve, birrës dhe kafesë. Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në total 48 miliardë lekë, ose 4,5 miliardë lekë më shumë krahasuar me 10-mujorin e vitit paraardhës.
Performanca e të ardhurave nga akciza ka qenë pozitive pavarësisht zhvlerësimit të dollarit dhe euros ndaj lekut, pasi është mbështetur nga rritja e sasisë së konsumit me 31,608 ton më shumë se 10-mujori i vitit të kaluar. Po ashtu, edhe artikujt e tjerë të akcizës kanë një performancë shumë të mirë në të ardhura, krahasuar me 10-mujorin 2023.
Konkretisht, cigaret kanë realizuar 1,7 milion lekë më shumë të ardhura, gazi 154 milion lekë më shumë, ndërsa mallrat e tjera 228 milion lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Edhe konsumi i artikujve të akzizës po ashtu është rritur, konkretisht cigare 55 ton më shumë, karburanti 31,608 ton më shumë, birra 6,984 ton më shumë dhe kafja 249 ton më shumë, duke arritur kështu nivelet më të larta historike.
Faktorët kryesorë në realizimin e të ardhurave nga akciza lidhen me forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës me një plan masash që përfshin të gjitha strukturat doganore./ Monitor
doganat
Ekonomi
15 Nëntor 2024, 12:57
M.B
Tirana
TIRANA- Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025, duke u ngadalësuar lehtë në krahasim me pritshmërin...
Ekonomi
15 Nëntor 2024, 10:34
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ditën e djeshme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqë...
Ekonomi
15 Nëntor 2024, 07:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kalimi i pasurisë shtetërore tek privatët përmes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave të tjera...
Ekonomi
15 Nëntor 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të punonjëseve nga bizneset apo dhe vetë insti...
Ekonomi
14 Nëntor 2024, 17:31
r.ll
banka e shqiperise
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Moneta...
Ekonomi
14 Nëntor 2024, 13:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Inflacioni bazë ra për të dytin muaj radhazi në tetor dhe preku nivelin më të ulët në tre v...
Ekonomi
14 Nëntor 2024, 07:32
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike...
Ekonomi
13 Nëntor 2024, 10:54
ZH.LL
TIRANË- Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave zvilluan këtë mërkurë...
Ekonomi
13 Nëntor 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Drejtësisë raportoi se deri në muajin e tetë vitit, në programin e kthimit dhe kompensimit t&e...
Ekonomi
13 Nëntor 2024, 07:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Si...