Bota

Kremlini mohon telefonatën Trump-Putin, Dmitry Peskov: Trillim i pastër, nuk ka patur asnjë bisedë!

Washington Post raportoi më herët se Trump, në një telefonatë të bërë të enjten, e paralajmëroi Putinin kundër përshkallëzimit të konfliktit dhe i kujtoi liderit të Kremlinit "prezencën e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë".

11 Nëntor 2024, 11:05 Nga ZH.LL
Kremlini mohon telefonatën Trump-Putin, Dmitry Peskov: Trillim i
Trump dhe Putin

RUSI- Kremlini mohoi të hënën raportet se presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, kanë folur në telefon javën e kaluar për luftën në Ukrainë.

Washington Post raportoi më herët se Trump, në një telefonatë të bërë të enjten, e paralajmëroi Putinin kundër përshkallëzimit të konfliktit dhe i kujtoi liderit të Kremlinit "prezencën e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë".

Sipas disa burimeve të njohura me thirrjen telefonike, Trump shprehu një interes për bisedat pasuese për të diskutuar "zgjidhjen e luftës së Ukrainës së shpejti".

Por Kremlini tha të hënën se "asnjë bisedë nuk ndodhi". “Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ky është një trillim i pastër, ky është thjesht informacion i rremë”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për të komentuar raportin.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se nuk ishte njoftuar paraprakisht për telefonatën e raportuar mes Trump dhe Putin.

Trump, i cili siguroi një mandat të dytë historik në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, është zotuar t'i japë fund luftës në Ukrainë përpara se të bëjë betimin në janar.

Kritikat e tij për mbështetjen e presidentit në largim Joe Biden për Ukrainën ka ngritur shqetësime në Kiev se Uashingtoni mund të pezullojë dërgesat e armëve, duke dobësuar potencialisht mbrojtjen e Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse.

Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se këshilltarët e Trump kanë paraqitur disa propozime që në mënyrë efektive do të ngrinin luftën, duke forcuar fitimet territoriale të Moskës në Ukrainë.

vladimir putin donald trump kremlin dmitry peskov

Sondazh

Poll