Bota

Persona të armatosur hapën zjarr në një lokal në Meksikë, humbin jetën dhjetë persona, shtatë të plagosur (VIDEO)

Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr.

10 Nëntor 2024, 10:45 Nga N.F
Persona të armatosur hapën zjarr në një lokal në
Meksikë

MEKSIKË- 10 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore. Lajmin e njoftoi sot agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë. Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr.

“Për momentin, ne e dimë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë lënduar si pasojë e incidentit ”, tha kreu i shërbimit komunal të sigurisë publike të Queretaros.

Makina që besohet se drejtohej nga sulmuesit u gjet më vonë e djegur në komunën El Marques në shtetin Queretaro. Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar edhe një person.

te shtena me arme ne meksike

Sondazh

Poll