Art&Argëtim

"Kriminel i dënuar, fanatik", Madonna shpreh zemërimin e saj pasi Trump fitoi zgjedhjet 2024

Madonna ka shprehur zemërimin e saj për rizgjedhjen e Trump, duke e përshkruar atë si "një kriminel të dënuar, përdhunues, fanatik".

8 Nëntor 2024, 17:21 Nga ZH.LL
"Kriminel i dënuar, fanatik", Madonna shpreh zemërimin e saj
Madonna dhe Donald Trump

SHBA- Mbretëresha e popit, Madonna, tregoi pakënaqësinë e saj pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale. Madonna ka shprehur zemërimin e saj për rizgjedhjen e Trump, duke e përshkruar atë si "një kriminel të dënuar, përdhunues, fanatik".

Përmes një postimi në Instagram, ajo tha: “Duke u përpjekur të kuptoj pse një kriminel i dënuar, përdhunues, fanatik u zgjodh për të udhëhequr vendin tonë sepse ai është i mirë për ekonominë?”

"Kriminel i dënuar, fanatik", Madonna shpreh zemërimin e saj

Këngëtarja e ka kritikuar më parë Trumpin, duke thënë në marshimin e grave në Uashington DC në janar 2017, një ditë pas inaugurimit të Trump, se kishte mendime "shumë të tmerrshme për hedhjen në erë të Shtëpisë së Bardhë". Pas një reagimi të ashpër midis mbështetësve të Trump, ajo tha: "Unë nuk promovoj dhunën dhe është e rëndësishme që njerëzit të dëgjojnë dhe kuptojnë fjalimin tim në tërësi dhe jo një frazë".

Shtatë herë fituesja e çmimit Grammy tregoi mbështetjen e saj pas zv.Presidenten Kamala Harris. Këngëtarja e "Material Girl" gjithashtu mbështeti Harris përpara zgjedhjeve të vitit 2020, kur ajo kandidoi për nënpresidente së bashku me Presidentin Joe Biden.

madonna donald trump reaction

Sondazh

Poll