Bota

Nuk do të jetë pranë Kamalës, Biden po mungon dukshëm në fushatën e fundit të demokratëve

Demokratët nuk janë të vetëm që u mungon një “lojtar” kyç, ndërsa Donald Trump dhe JD Vance po mbajnë mitingje, gratë e tyre nuk shihen askund.

4 Nëntor 2024, 18:46 Nga E. D
Nuk do të jetë pranë Kamalës, Biden po mungon dukshëm
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, po mungon dukshëm në fushatën e fundit të demokratëve. Presidenti do ta kalojë ditën në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa nga ana tjetër, gruaja e tij Jill po shkon në Karolinën e Veriut, e veshur me fustanin “vote” të Christian Sirianos, i njëjti fustan që kishte veshur pas debatit katastrofik të së shoqit.

Demokratët nuk janë të vetëm që u mungon një “lojtar” kyç, ndërsa Donald Trump dhe JD Vance po mbajnë mitingje, gratë e tyre nuk shihen askund. Nga ana tjetër, bashkëshorti i Kamala Harris, Doug Emhoff është në Karolinën e Veriut.

kamala harris donald trump

Sondazh

Poll