Bota

Shpërthen vullkani në Indonezinë Lindore, të paktën 10 viktima

Disa shtëpi morën flakë, duke përfshirë një manastir murgeshash katolike, tha zyrtari lokal Firman Yosef. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë trupa nën shtëpitë e shembura.

4 Nëntor 2024, 16:19 Nga ZH.LL
Shpërthen vullkani në Indonezinë Lindore, të paktën 10
Vullkani në Indonezi

INDONEZI- Të paktën 10 persona janë vrarë pasi një vullkan shpërtheu në Indonezi. Shpërthimi në malin Lewotobi Laki Laki, në ishullin Flores, hodhi hirin e trashë në ngjyrë kafe deri në 2,000 metra në qiell.

Disa shtëpi morën flakë, duke përfshirë një manastir murgeshash katolike, tha zyrtari lokal Firman Yosef. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë trupa nën shtëpitë e shembura.

Të paktën 10,000 njerëz janë prekur nga shpërthimi në gjashtë fshatra të rrethit Wulanggitang dhe katër në rrethin Ile Bura. Pushteti vendor po përgatitet të përdorë shkollat ​​si strehimore të përkohshme për të prekurit.

Ky është shpërthimi i dytë vullkanik i Indonezisë në dy javë. Mali Marapi në Sumatrën perëndimore, një nga vullkanet më aktivë të vendit, shpërtheu më 27 tetor, por nuk u raportua për viktima.

Sondazh

Poll