1 Nëntor 2024, 08:35
Nga ZH.LL
Foto ilustruese
RUSI- Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriutkanë arritur tashmë në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe janë gati për operacione luftarake kundër njësive ukrainase. "Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10,000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8,000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken. "Qeveria amerikane nuk ka parë ende ndonjë operacion luftarak të trupave koreano-veriore kundër forcave ukrainase, megjithatë ne "supozojmë se kjo do të ndodhë ditët e ardhshme," tha Blinken.
Rusia i ka stërvitur ushtarët e Koresë së Veriut për beteja me artileri dhe operacionet bazë të këmbësorisë.
Zona e dislokimit të trupave është ende e paqartë
Blinken tha se është hera e parë që prej 100 vjetësh që Rusia fton trupa ushtarake të huaja në vendin e saj. Është e paqartë nëse ushtarët e Koresë së Veriut do të dislokohen për të zhvilluar operacione luftarake në territorin ukrainas apo nëse do të luftojnë në zonat e pushtuara nga Ukraina në Rusi. Sipas diplomatëve të OKB-së, është gjithashtu e mundur që koreano-veriorët të vendosen pas frontit dhe të marrin atje përsipër detyra logjistike.
Trupat koreano-veriore me uniforma ruse
Shërbimi sekret i Koresë së Jugut ka njoftuar disa ditë më parë se ushtarët nga Koreja e Veriut që janë vendosur në Rusi janë të veshur me uniforma ruse dhe u janë dhënë identitete të rreme për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Presidenti rus Vladimir Putin nuk e mohoi praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut dhe tha se edhe Ukraina mbështetet tek personeli i vendeve të NATO-s.
Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e quajti bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut si "kërcënim për sigurinë indo-paqësore dhe euro-atlantike”./ DW
rusi ukraine trupa koreano-veriore
Bota
1 Nëntor 2024, 08:26
zh
Logo e Vokswagen
GJERMANI- Termi "Zeitenwende" (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf&...
Bota
1 Nëntor 2024, 08:01
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës Britania e Madhe dhe Japonia mbështetën në Këshillin e Sigurimit...
Bota
1 Nëntor 2024, 08:03
ZH.LL
Pamje nga përmbytjet
SPANJA- Të paktën 158 persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë më të madhe të p...
Bota
1 Nëntor 2024, 07:54
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, ...
Bota
1 Nëntor 2024, 07:28
ZH.LL
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Ndërsa kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandida...
Bota
31 Tetor 2024, 20:25
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Luftimet vazhduan të enjten në disa fronte në Lindjen e Mesme, duke marrë jetën e të paktën 16 ...
Bota
31 Tetor 2024, 19:24
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- As nënpresidentja Kamala Harris dhe as ish-presidenti Donald Trump nuk kanë krijuar një ...
Bota
31 Tetor 2024, 18:59
r.ll
pamje nga spanja
SPANJË- Banorët e Valencias, Kastiljes dhe zonave përreth po përjetojnë orë kritike nga p&eum...
Bota
31 Tetor 2024, 18:59
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Gratë po dominojnë votimin e hershëm në zgjedhjet e vitit 2024 deri tani, duke shkaktuar shqet&eum...
Bota
31 Tetor 2024, 18:39
E. D
Melania Trump, Donald Trump
SHBA- Modelja e suksesshme sllovene që u bë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, u vendos n...