Bota

Tragjedia në Spanjë! Shkon në 140 numri i viktimave nga përmbytjet

Gjithashtu kryeministri i Spanjës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, teksa ekipet e vijojnë kërkimet për persona të zhdukur.

31 Tetor 2024, 15:42 Nga E. D
Tragjedia në Spanjë! Shkon në 140 numri i viktimave nga
pamje nga përmbytjet

SPANJË- Ekuipazhet kërkuan trupa në makina të bllokuara dhe ndërtesa të rrënuara të enjten, ndërsa njerëzit u përpoqën të shpëtonin çfarë të mundnin nga shtëpitë e tyre të shkatërruara pas përmbytjeve në Spanjë që morën të paktën 140 jetë. Mediat e huaja shkruajnë se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi zyrtarët vazhdojnë të nxjerrin trupat nga automjetet dhe një numër i madh njerëzish janë të zhdukur. 

Gjithashtu kryeministri i Spanjës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, teksa ekipet e vijojnë kërkimet për persona të zhdukur. Më herët Ministri i Transportit, Óscar Puente, deklaroi se ka njerëz të vdekur nëpër makina, duke iu referuar qindra automjeteve të vogla dhe kamionëve të bllokuar nëpër rrugë nga balta.

Në një garazh në Valencia sipas mediave lokale, ekipet e emergjencës gjetën 9 trupa të pajetë. Nuk është ende e qartë se sa janë të zhdukurit, por për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, teksa qindra ushtarë janë dislokuar në këtë zonë, një nga më të goditura nga fatkeqësia natyrore. Në disa zona mund të mbërrihet vetëm me helikopter për shkak të bllokimit të rrugëve nga balta, mbeturinat dhe makinat e mbledhura pirg.

permbytjete ne spanje

Sondazh

Poll