29 Tetor 2024, 22:46
Nga N.F
Foto ilustruese
SLLOVAKI- Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës. Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale.
Ata janë të gatshëm që t’i tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria përmbush disa kërkesa që kanë. Aty përfshihen kërkesa për pajisje të reja mjekësore dhe punësimi i stafit shtesë. Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.
“Siç duket, mënyra e vetme për të kryer gjithçka në sistemin sllovak të shëndetësisë është dorëheqja”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës LOZ, Peter Visolajsky, para gazetarëve në Bratisllavë.
Paraardhësja e Shashkos, Zuzana Dolinkova ka dhënë dorëheqje në fillim të tetorit, duke thënë se Qeveria nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta mbështetur në forcim të sistemit shëndetësor.
Shtysa më e madhe për dorëheqjet masive, të cilat janë paralajmëruar që një kohë, ka qenë një program i shtrënguar, i bërë publik përgjatë verës nga Qeveria e udhëhequr prej kryeministrit të krahut të majtë, Robert Fico.
Programi parasheh tërheqjen e pjesshme të premtimit për rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve. Planet e Qeverisë për të shndërruar spitalet në shoqëri aksionare, kanë zemëruar ashpër sindikatat e mjekëve. Përfaqësuesit e mjekëve shqetësohen se ky është një hap drejt “privatizimit servilosës” të spitaleve./REL
sllovaki mjeke doreheqje
Bota
29 Tetor 2024, 22:36
N.F
Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump mohoi se njihte komedianin që bëri një mori komentesh raciste, seksiste dhe vulgare në tubimin ...
Bota
29 Tetor 2024, 22:27
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Votuesit në SHBA do të shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për t&e...
Bota
29 Tetor 2024, 22:28
N.F
Pitoni
SHBA- Shkalla në të cilën pitoni birman është në gjendje të shkatërrojë popullsinë vendase të...
Bota
29 Tetor 2024, 21:32
N.F
Yahya Sinwar
IZRAEL- Vëllai i liderit të vdekur të Hamasit, Mohammed Sinwar besohet se po qëndron pas negociatave për një arm...
Bota
29 Tetor 2024, 21:28
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë...
Bota
29 Tetor 2024, 21:20
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump mbajti një tubim në Atlanta, ku teksa u kërkoi njerëzve të votonin, tha se kishte humbur shum&eum...
Bota
29 Tetor 2024, 21:11
E. D
foto ilustruese
JAPONI- Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se si duhet të përballet me t&...
Bota
29 Tetor 2024, 21:08
N.F
Hristijan Mickoski
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi të martën se ka pranuar letr&eu...
Bota
29 Tetor 2024, 21:07
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Aleati i hershëm i ish-Presidentit Donald Trump, Steve Bannon u lirua nga burgu të martën, pasi vuajti dënimin m...
Bota
29 Tetor 2024, 16:32
N.F
Gaza
IZRAEL- Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB -së, akuzoi Izraelin se synon të eliminojë palestinezët nga toka ...