Bota

Hezbollah emëron pasuesin e liderit të vrarë, kush është Naim Qassem?

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

29 Tetor 2024, 10:18 Nga M.B
Hezbollah emëron pasuesin e liderit të vrarë, kush
Naim Qassem

LINDJE E MESME- Hezbollahu njoftoi të martën se Naim Qassem është emëruar lideri i grupit, duke e pasuar liderin e vrarë, Hassan Nasrallahun.

Nasrallah u vra nga sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator. Qassem ka qenë zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike./ REL

 

hezbollah

Sondazh

Poll