20 Tetor 2024, 15:15
Nga N.F
Matteo Salvini
ITALI- Intervista katër minutëshe e zëvendëskryeministrit të Italisë, Matteo Salvini në Tg1 të shtunën ka tërhequr vëmendje të madhe ndërsa mediat italiane e kanë quajtur si rast politik. Zëvendëskryeministri italian gjatë intervistës ndërthuri gjyqin Arms Open dhe çështjen e paraburgimit në Shqipëri për të sulmuar drejtësinë. Mediat italianë theksojnë se kjo ka ardhur pikërisht ditën në të cilën u përshkallëzua konflikti me ministrin Nordio, duke e cilësuar dënimin e gjykatës së Romës si “anormal”.
“Nëse do të isha dënuar, problemi nuk do të ishte i imi, por i Italisë sepse nga e nesërmja kontrabandistët dhe trafikantët do të dinin se ku të shkonin. E njëjta gjë vlen edhe për marrëveshjen me Shqipërinë. Nëse themi se nuk mund të dëbojmë askënd, nëse ndonjë nga këta të dymbëdhjetë ka kryer një krim nesër, ka grabitur, përdhunuar ose vrarë dikë, kush i paguan pasojat? Ai magjistrati që i ktheu në Itali?" tha Salvini.
Në lidhje me këto deklarata ka patur menjëherë reagime ndër të cilat edhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein. Në reagimin e saj Schelein shprehet se Salvini me deklaratat e tij sulmon gjyqtarët që bëjnë punën e tyre sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Ajo më tej theksoi se Rai u cilësua si megafon i një qeverie që dëshiron të çmontojë ndarjen e pushteteve duke sulmuar drejtësinë.
“Në lajme, tubimi deluzant i Salvinit sulmon gjyqtarët që bëjnë punën e tyre sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Rai u cilësua si megafon i një qeverie që dëshiron të çmontojë ndarjen e pushteteve duke sulmuar drejtësinë. Nuk është e mundur, nuk do t'i lejojmë."
Intervistën e Salvinit e ka komentuar edhe bën jehonë edhe kreu i delegacionit në Parlamentin Europian, Nicola Zingaretti. Sipas tij italianët arritën të shikonin një nga pikat më të ulëta të arritura nga drejtimi i ri i Rait me fjalën e Salvinit kundër magjistratëve.
“Italianët arritën të vëzhgonin një nga pikat më të ulëta të arritura nga drejtimi i ri i Rait me tubimin e ministrit Salvini kundër magjistratëve dhe të majtës”, tha ai.
Gjithashtu ka reaguar edh komiteti redaktues i gazetës i udhëhequr nga Gianmarco Chiocci i cili u shpreh se informacioni i cili tranmetohet është gjithmonë e i paanshëm dhe se nuk duhet të perceptohett kurrë se i perket vetëm një partie.
"Ne besojmë se mbi katër minutat e intervistës me ministrin Salvini kemi ekspozuar një nga parimet që qëndron në themelin e profesionit tonë: barazlargësi ndërmjet subjekteve me të cilat jemi thirrur të trajtojmë,” thuhet në reagim.
“Informacioni i shërbimit publik duhet të jetë gjithmonë i paanshëm dhe të mos perceptohet kurrë se i përket vetëm një partie. Ne presim që, në funksion të vendimit të dhjetorit , të njëjtën hapësirë do t'u jepet palëve civile," theksohet më tej në reagim.
Sindikata kryesore e RAI-t, Usigrai gjithashtu reagoi ndërsa theksoi se shërbimi publik është bërë megafon për partitë dhe intervista e Salvinit nuk është informacion por propagandë.
"Edhe një herë, siç denoncohet në një deklaratë në asamblenë e RAI Cdr të 17 prillit të kaluar, shërbimi publik bëhet megafon për partitë. Ajo ndërhyrje live e ministrit nuk është informacion, por propagandë”.
matteo salvini itali elly schlein
Bota
20 Tetor 2024, 15:00
N.F
Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi bisedën telefonike që pati me Donald Trump pas deklarat...
Bota
20 Tetor 2024, 13:05
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në jetën politike shteteve demokratike është normale, bojkotimi i seancave plenare nga deputetët e op...
Bota
20 Tetor 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
BALLKAN- Në njërën anë, bashkëpunim dhe optimizëm. Në anën tjetër, paralajmërime për...
Bota
20 Tetor 2024, 12:53
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk është frenuar nga qëllimet e tij të luftës pa...
Bota
20 Tetor 2024, 11:47
r.ll
yahya sinwar
IZRAEL- Ushtria izraelite ka publikuar detaje të tjera të shoqëruara me video dhe foto lidhur me vrasjen e liderit të Hama...
Bota
20 Tetor 2024, 10:54
r.ll
foto ilustruese
BERLIN,– Forcat gjermane të sigurisë kanë arrestuar një shtetas libian ditën e djeshme pasi dyshohet se po p...
Bota
20 Tetor 2024, 10:23
r.ll
benjamin netanyahu/ sulmet ne gaze
GAZA- Sulmet ajrore izraelite mbrëmjen e së shtunës vranë të paktën 73 njerëz në...
Bota
20 Tetor 2024, 10:13
r.ll
foto ilustruese
MOLDAVI- Moldavët kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta rizgjedhur apo rrëzuar ...
Bota
20 Tetor 2024, 09:45
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vrasja e të mërkurës e shefit politik të Hamasit, ...
Bota
20 Tetor 2024, 09:33
r.ll
permbytjet
ITALI- Italia verilindore po përballet me përmbytje të mëdha. Për shkak të shiut të pandërprerë dhe...