Bota

Elon Musk i jep fushatës së Donald Trump 75 mln dollar brenda 3 muajve

Musk e shfaqi publikisht mbështetjen për të në muajin korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati ndaj jetës së tij, e po kështu iu bashkua atij në podium në fillim të muajit në Pensilvani, kur ish-presidenti u kthye në vendin ku rrezikoi jetën.

16 Tetor 2024, 15:05 Nga E. D
Elon Musk i jep fushatës së Donald Trump 75 mln dollar brenda 3 muajve
Donald Trump dhe Elon Musk

SHBA- Elon Musk i ka dhënë 75 milionë dollarë grupit të fushatës së Donald Trumpit përgjatë një periudhe tre mujore. Musk është kthyer në një element kyç në përpjekjet e Trumpit për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe duke u bërë një prej donatorëve më të  mëdhenj të republikanëve në SHBA.

Musk e shfaqi publikisht mbështetjen për të në muajin korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati ndaj jetës së tij, e po kështu iu bashkua atij në podium në fillim të muajit në Pensilvani, kur ish-presidenti u kthye në vendin ku rrezikoi jetën.

Pensilvania konsiderohet si një shtet vendimtar si për Trump ashtu edhe për Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë. Donacionet e Musk për America PAC, një grup i përqendruar në inkurajimin e amerikanëve që pëlqejnë Trumpin, e shtyjnë atë në klubin ekskluziv të mega donatorëve republikanë, listë kjo që përfshin gjithashtu trashëgimtarin bankar Timothy Mellon dhe miliarderen e kazinove Miriam Adelson.

donald trump elon musk zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll