9 Tetor 2024, 12:58
Nga N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorëve të armëve për Ukrainën është anuluar pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u detyrua ta anulonte vizitën e tij në Gjermani këtë javë për shkak të afrimit të uraganit Milton në Florida, thanë më 9 tetor dy burime nga NATO-ja për Radio Evropa e Lirë.
Grupi Ramstein, i njohur gjithashtu si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ishte planifikuar të takohej gjatë vizitës së Bidenit në Gjermani nga 10 deri më 13 tetor. Presidenti e shtyu udhëtimin e tij më 8 tetor “për të mbikëqyrur përgatitjet dhe përgjigjen ndaj uraganit Milton, si dhe përgjigjen ndaj pasojave të uraganit Helene në juglindje”, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Parashikuesit kanë paralajmëruar se stuhia Milton, e dyta në dy javë që godet Floridën, mund të kthehet në fatkeqësinë më të madhe natyrore që ka prekur shtetin në një shekull.
Biden, dhe kryetarja e Tampas, Jane Castor, paralajmëruan njerëzit në zonat e evakuimit që të largoheshin ose do ta rrezikonin vdekjen.
Pritet që Milton të godasë Floridën më vonë më 9 tetor, ndërsa Florida perëndimore ende po përballet me pasojat e uraganit Helene, i cili përmbyti rrugë dhe shtëpi në këtë zonë dy javë më parë.
Ajo stuhi la të paktën 230 të vdekur në të gjithë jugun e Shteteve të Bashkuara. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar për përgatitjet për këtë takim qysh muajin e kaluar. Ai kishte theksuar nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë./ REL
takim biden ukraina
Bota
9 Tetor 2024, 12:05
r.ll
bob woodward
SHBA- Donald Trump, në kohën kur ishte President, i dërgoi fshehurazi Vladimir Putinit pajisje testimi për koronavirusin, ...
Bota
9 Tetor 2024, 11:41
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që më 9 tetor të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izr...
Bota
9 Tetor 2024, 10:33
N.F
Orban
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit e ka përsipër kryesimin gjashtëmujor të BE-së, k...
Bota
9 Tetor 2024, 10:15
N.F
Christopher Hill
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill së fundmi ësht&eum...
Bota
9 Tetor 2024, 09:10
N.F
Tetove
TETOVË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Tetovë ku humbën jet&eu...
Bota
9 Tetor 2024, 09:00
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- “Njerëzit vijnë dhe kërkojnë mallra nga Serbia, edhe pse nuk ka pasur për një vit. Mendoj ...
Bota
9 Tetor 2024, 08:37
N.F
Jahti
ITALI- Pamjet e para të jahtit të fundosur Bayesian, i cili ndodhet në një thellësi prej 49 metrash, janë transmetuar n...
Bota
9 Tetor 2024, 08:35
r.ll
foto ilustruese
PHENIAN- Koreja e Veriut do të ndërpresë aksesin rrugor dhe hekurudhor në Korenë e Jugut nga e mërkura në...
Bota
9 Tetor 2024, 08:31
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Dhjetëra kamionë, motoçikleta dhe makina të stolisur me flamuj të mëdhenj të Trumpit j...
Bota
9 Tetor 2024, 08:28
r.ll
foto ilustruese
KINA- Qeveria kineze ka vendosur masa ndëshkuese të përkohshme ndaj konjakut evropian. Siç njofton Ministria e Tregti...