Ekonomi

Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin e tre 3 subjekteve të reja

Aktualisht sipas statistikave të fundit të ERE janë të licencuar në prodhimin e energjisë fotovoltaike 46 subjekte ku vetëm gjatë këtij viti janë tetë subjekte të reja ashtu siç ka edhe subjekte të cilat kanë marrë licencën më herët por kanë pasur rishikim të saj gjatë këtij viti.

8 Tetor 2024, 13:55 Nga N.F
Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin e tre 3 subjekteve
Foto ilustruese

TIRANË- Enti Rregulolator ni Energjisë vendosi këtë javë në mbledhjen e fundit të Bordit të Komisionerëve që të niste procedurat për licencimin në prodhim të dy impianteve fotovoltaikë secili më kapacitet 2 MW si dhe në tregtim të një subjekti që më herët është licencuar po në prodhim fotovoltaikësh me kapacitet 20MW. Në një njoftim të tij ERE nënvizon se cilët janë subjektet dhe kapaciteti i tyre.

“Në mbledhjen e tij të datës 07.10.2024, Bordi i ERE-s vendosi: – të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “DELTA PLAN STUDIO” shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në zonën kadastrale nr. 3038, fshati Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier. – të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “ORHER” shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MË, në Zonën e Semanit, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier. – të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Erseka Solar Park 1” shpk, në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike” nënvizon ERE.

Aktualisht sipas statistikave të fundit të ERE janë të licencuar në prodhimin e energjisë fotovoltaike 46 subjekte ku vetëm gjatë këtij viti janë tetë subjekte të reja ashtu siç ka edhe subjekte të cilat kanë marrë licencën më herët por kanë pasur rishikim të saj gjatë këtij viti.

Prodhimi i energjisë fotovoltaike nga impiante tashmë në pune vijon të mbetet ende modest në raport me totalin  e energjisë së prodhuar. Deri në gusht u prodhuan 131 mijë MW duke përberë 2.5 për qind të prodhimit neto në vend deri në gusht.

Gjithsesi sasia e kësaj energjie pritet të rritet dukshëm në vijim për shkak të hyrjes në prodhim të disa impianteve me kapacitet të konsiderueshëm. Operatorët e tregut pohojnë se pavarësisht valës së investimeve në drejtim të fotovoltaikëve ende ka hapësira për të investuar duke qenë se Shqipëria kërkon të rrisë sigurinë e saj energjetike përmes diversifikimit por edhe si pjesë e tendencës globale të tranzicionit të gjelbër./ Monitor

ere fotovoltaikë lincencim

Sondazh

Poll