Bota

Rusia lëshon urdhër-arrest për dy gazetarë italianë të Rai-t, akuzohen për hyrje të paligjshme në Kursk

Dy gazetarët italianë akuzohen për hyrje të paligjshme në rajonin rus Kursk nga Ukraina më 6 gusht të vitit të kaluar, me një automjet që i përkiste forcave të armatosura të Kievit.

8 Tetor 2024, 09:51 Nga N.F
Rusia lëshon urdhër-arrest për dy gazetarë italianë
Stefania Battistini dhe Simone Traini

RUSI- Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetareve italiane, Stefania Battistini dhe Simone Traini, të cilët punojnë për transmetuesin publik Rai. Dy gazetarët italianë akuzohen për hyrje të paligjshme në rajonin rus Kursk nga Ukraina më 6 gusht të vitit të kaluar, me një automjet që i përkiste forcave të armatosura të Kievit.


Për shkak se ata janë aktualisht jashtë territorit rus, ekstradimi i tyre është kërkuar edhe nga Italia, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“Urdhër arresti dhe kërkesa për ekstradimin e Stefania Battistini dhe Simone Traini janë një provokim i papranueshëm, kërkojmë që qeveria jonë të mbajë menjëherë qëndrim kundër kësaj tentative të re për të frikësuar gazetarët italianë,” thekson në një deklaratë Sindikata e Gazetarëve të Italisë. 

stefania battistini dhe simone traini rai rusia

Sondazh

Poll