5 Tetor 2024, 08:32
Nga r.ll
permbytjet ne bosnje
BOSNJE- Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përmbytën rrugët dhe ndërtesat në mjaft vende në Ballkanin Perëndimor. Situata më e rëndë është në Bosnje-Hercegovinë. Të paktën 16 vetë kanë vdekur nga përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje-Hercegovinë.
Autoritetet lokale dhe Zyra për Mbrojtjen Civile thonë se numri i saktë i viktimave ende nuk dihet dhe se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka gjasa të rritet. Në Bosnje-Hercegovinë më i prekur është një rajon malor rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit. Trupat pa jetë u gjetën në rajonin malor të Jabllanicës, i cili gjendet 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës. Në fotografitë e botuara në mediat lokale duket se prej rrëshqitjeve të dheu u mbuluan mjaft ndërtesa. Nga një xhami dukej vetëm minarja.

"Situata është shumë serioze, shumë njerëz nuk mund të largohen nga banesat", shkroi kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Niksic në platformën X. Sipas zëdhënësit të qarkut, Darko Jukan, qyteti i Jabllanicës, me një popullsi prej 4,000 banorësh, nuk ka për momentin asnjë lidhje me botën. Qeveria në Bosnje-Hercegovinë krijoi një shtab krize dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Edhe në Shqipëri situata në disa qytete u përkeqësua ditën e djeshme brenda pak minutash. Situata më e rënduar është në Vlorë ku u përmbytën disa lagje, disa rrugë e kryqëzime janë ende të bllokuara. Probleme ka edhe në rrugën lidhëse të autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken.

Shirat mund të pengojnë përpjekjet e skuadrave të shpëtimit
Edhe në Bosnje-Hercegovinë ka probleme me rrugët e bllokuara. Aldin Brasnjic, drejtues i Zyrës për Mbrojtjen Civile të federatës boshnjako-kroate, tha se ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur të depërtojnë në disa fshatra për shkak të rrugëve të bllokuara. Ai tha se shirat që parashikohen gjatë fundjavës do t'i vështirësojnë përpjekjet e tyre edhe më tej.
Edhe në qytetin Kiseljak, rreth 20 kilometra nga Sarajeva, janë nën ujë shumë shtëpi, kopshte dhe makina, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Ndërkohë edhe Kroacia lëshoi një paralajmërim për përmbytje për qytetin bregdetar të Rijekës dhe zonat e brendshme të vendit.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimet klimatike po i rrisin gjasat, intensitetin dhe kohëzgjatjen e ngjarjeve ekstreme të motit si shirat e rrëmbyeshëm./DW
permbytjet ne bosnje dhe hercegovine
70407252 906
70407237 906
Bota
5 Tetor 2024, 07:33
r.ll
joe biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të premten se nuk e dinte nëse Kryeministri Benjamin Netanyahu po mbante pezull bisedimet e paqes pë...
Bota
5 Tetor 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Biden nuk do të ripërtërijë një program të përkohshëm për mb&...
Bota
5 Tetor 2024, 07:21
r.ll
foto ilustruese
Mario Draghi, kryeteknokrati jozyrtar i kontinentit, ka një plan, shkruan The Economist
Europa, më në fund, e ka kuptuar se...
Bota
4 Tetor 2024, 22:56
N.F
Foto ilustruese
DET I KUQ- Më shumë se 100 persona janë ende të zhdukur pasi kontrabandistët i detyruan emigrant&eu...
Bota
4 Tetor 2024, 22:50
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane tha se i ka kryer 15 sulme ajrore të premten kundër shënjestrave të lidhura me luftëtar&eu...
Bota
4 Tetor 2024, 22:27
N.F
Antarktiku
ANTARTIK- Mbulesa bimore në të gjithë gadishullin e Antarktikut është rritur më shumë se dhjetëfishin gj...
Bota
4 Tetor 2024, 22:13
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Islamofobia në Britaninë e Madhe është rritur në nivelin më të lartë në dekad...
Bota
4 Tetor 2024, 21:58
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Trembëdhjetë persona janë arrestuar të premten në veri të Malit të Zi me urdhër të P...
Bota
4 Tetor 2024, 21:45
N.F
Forumi i Sigurisë të Aleancës Atlantike 2BS
MAL I ZI- Mali i Zi duhet t’i lërë pas përçarjet e brendshme dhe fan...
Bota
4 Tetor 2024, 21:25
N.F
foto ilustruese
IZRAEL- Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) be...