Bota

Elon Musk: Do të jem në mitingun e Trump tek qyteti ku iu bë atentati

Tubimi do të zhvillohet të shtunën, më 5 tetor dhe shënon kthimin e Donald Trump në qytetin ku u tentua të vritej.

4 Tetor 2024, 11:16 Nga E. D
Elon Musk: Do të jem në mitingun e Trump tek qyteti ku iu bë
Donald trump dhe Elon Musk

SHBA- Elon Musk njoftoi se do të jetë i pranishëm në mitingun e fushatës së Donald Trump në Butler, Pensilvani. Tubimi do të zhvillohet të shtunën, më 5 tetor dhe shënon kthimin e Donald Trump në qytetin ku u tentua të vritej.

“Unë do të jem atje për ta mbështetur atë!” shkroi Musk në përgjigje të një postimi të Trump në X që thoshte se do të kthehej te Butler nesër.

Musk, CEO i Tesla dhe pronar i X, e quajti kandidatin republikan presidencial një “kockë të fortë” dhe ofroi zyrtarisht mbështetjen e tij duke sinjalizuar suportin për republikanët. Mitingu i fushatës së 5 tetorit do të mbahet në të njëjtin vend ku Trump u qëllua në veshin e djathtë dhe një tjetër pjesëmarrës u vra me armë zjarri.

Personi i armatosur u identifikua si 20-vjeçari Thomas Crooks, i cili u qëllua për vdekje nga një snajper i Shërbimit Sekret amerikan. Në shtator, ish-presidenti i mbijetoi një tentative të dytë për të vrarë, kur një tjetër person i armatosur u fsheh për gati 12 orë i pazbuluar në fushën e golfit të Trump në Florida.

donald trump elon musk

Sondazh

Poll