Aktualitet

Grabitja e 4.6 mln euro në Rinas, dështon seanca për leximin e pretencës ndaj Talo Çelës

Prokuroria e Posaçme do të vinte me konkluzioneve dhe paraqitjen e pretencës, si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc.

1 Tetor 2024, 12:14 Nga I.A

Grabitja e 4.6 mln euro në Rinas, dështon seanca për leximin e

TIRANË- Seanca për leximin e pretencës për Talo Çelën nga ana e SPAK ka dështuar. Mësohet se ndër të tjera Çela akuzohen për grabitjen e 4.6 milion euro në Aeroportin e Rinasit. Shkak për dështimin e seancës është bërë mungesa në seancë e gjyqtares Atalanta Zeqiraj. Sipas GJKKO, gjyqtarja kishte probleme shëndetësore.

Prokuroria e Posaçme do të vinte me konkluzioneve dhe paraqitjen e pretencës, si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit të vitit 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Por që paratë e marra ende nuk janë gjetur, e nuk dihet se ku kanë përfunduar. 

talo Çela

Sondazh

Poll