Bota

Kurti takim me Lajçak dhe O’Brien në New York: Kosova është e përkushtuar për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kurti ndër të tjera theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.

27 Shtator 2024, 17:47 Nga E. D
Kurti takim me Lajçak dhe O’Brien në New York: Kosova
fotot ilustruese

NEW YORK- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, ku iu bashkua edhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak.

Gjithashtu zyra e Kurtit njoftoi se kryeministri i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. 

Kurti ndër të tjera theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.

“Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor. thuhet në njoftim.

albin kurti miroslav lajçak james o’brien

Sondazh

Poll