27 Shtator 2024, 11:04
Nga M.B
Ana Bërnabiç,
SERBIA- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës të ndryshojë dhe ajo të përballet me "masa ndryshe".
“Nëse arrijmë të ruajmë paqen, t'u bëjmë ballë të gjitha provokimeve, të cilat janë të tmerrshme, mund të presim, mendoj, masa krejtësisht ndryshme dhe qasje tjetër ndaj Prishtinës”, tha Bërnabiç për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).
Ajo ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po “përdor qetësinë në punën e institucioneve evropiane” para se të formohen institucionet e reja, për të “shkaktuar konflikt të armatosur” në Kosovë. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) u mbajtën në qershor dhe në fund të vjeshtës do të fillojë mandati pesëvjeçar i Komisionit të ri Evropian (KE).
"PE-ja është formuar, KE-ja duhet të formohet, por as PE-ja nuk po punon me kapacitet të plotë. Kemi zgjedhje në SHBA në nëntor dhe ai po e shfrytëzon këtë", Bërnabiç për Kurtin, më sa duket duke iu referuar veprimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës muaj më parë dhe synimit të saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër.
Bërnabiç shtoi se “aleatët më besnikë të Prishtinës” tani kanë një qëndrim më kritik ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit se më parë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vende të BE-së i kanë kritikuar haptazi veprimet e Kurtit në veriun e banuar me shumicë serbe, duke i cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara”.
Beogradi i ka cilësuar si "akte kriminale" që synojnë "persekutimin e serbëve" mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës. Autoritetet kosovare ngulin këmbë se ato janë të “jashtëligjshme” dhe shkelin rendin kushtetues të vendit./REL
serbia kosova
Bota
27 Shtator 2024, 09:44
N.F
Grenell
KOSOVË- Ish i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, u t...
Bota
27 Shtator 2024, 08:53
N.F
Foto ilustruese
KINË- Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është f...
Bota
27 Shtator 2024, 08:35
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukrainës, Izmail në Danub, duke i vrarë 3 n...
Bota
27 Shtator 2024, 08:27
M.B
Mahmud Abas duke folur përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
NEW YORK- Sipas presidentit palestinez Mahmud Abas qeveria...
Bota
27 Shtator 2024, 08:10
N.F
Presidenti i Haitit
HAITI- Një video po qarkullon në rrjet në të cilën shfaqet presidenti i Haitit teksa pi ujë n&e...
Bota
27 Shtator 2024, 07:54
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Institutet më të njohura të ekonomisë në Gjermani publikuan prognozën e tyre për ekonominë...
Bota
27 Shtator 2024, 07:39
N.F
Aksidenti
MOSKË- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Moskë. Për pasojë ka humbur jet...
Bota
27 Shtator 2024, 07:42
M.B
SERBIA- Dy herë, në më pak se dy muaj, shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskrim...
Bota
27 Shtator 2024, 07:23
N.F
Eric Adams
SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, tha të enjten se nuk do të japë dorëheqjen ndërsa përballet me akuza...
Bota
26 Shtator 2024, 22:49
fotot ilustruese
SPANJË- Mijëra njerëz morën pjesë në protestat e udhëhequra nga sindikatat në të gjithë ...