Bota

"Mos më lër të vdes"! Sulm me thikë në Londër, humb jetën 15-vjeçari

Policia Metropolitane tha se djali u gjet i plagosur, pasi policia mori një lajmërim për një sulm në një zonë të banuar.

23 Shtator 2024, 15:15 Nga e,d
"Mos më lër të vdes"! Sulm me thikë në
pamje nga vendngjarja

LONDËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar. Siç raportohet adoleshenti është qëlluar me thikë. Policia Metropolitane tha se djali u gjet i plagosur, pasi policia mori një lajmërim për një sulm në një zonë të banuar.

Një dëshmitar okular tha se dëgjoi adoleshentin duke thënë mos më lër të vdes, ndërsa ai ishte shtrirë i plagosur në tokë. Nuk janë dhënë më shumë detaje për ngjarjen, por vdekja e të riut vjen pas shqetësimit të shtuar për numrin e krimeve me thika dhe numrin e të rinjve që mbajnë thika.

Një total prej 50,510 krimesh me thikë u regjistruan nga policia në Angli dhe Uells në 12 muajt deri në mars, një rritje prej 4% në krahasim me vitin e kaluar.

sulm me thike ne angli

Sondazh

Poll

Bota 23 Shtator 2024, 12:17 N.F

Analiza e REL: Alarmi taktik i Kurtit

Kurti KOSOVË- Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët....