Bota

FOTO/ Shpërthimi i gazit në banesën e të moshuarit shemb ndërtesën në Itali, humbin jetën dy fëmijë, shpëtohet babai i tyre

Sipas mediave italiane, shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë, në shtëpinë e një të moshuari.

22 Shtator 2024, 12:14 Nga M.B
FOTO/ Shpërthimi i gazit në banesën e të moshuarit shemb
Foto nga vendi i ngjarjes

ITALIA- Një ndërtesë dykatëshe u shemb në Saviano, në provincën e Napolit në Itali si pasojë e shpërthimit të gazit. Sipas mediave italiane, shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë, në shtëpinë e një të moshuari. Ndërkohë në katin e parë një familje me 5 anëtarë,  burrë, grua dhe tre fëmijë, mbetën nën rrënoja.

Bëhet me dije sejarrfikësit nxorën të gjallë babanë dhe një nga tre fëmijët e tij, por nuk mund të bëhej asgjë për dy fëmijët e tjerë, një 6-vjeçar dhe një 4-vjeçar, të cilët humbën jetën. Momentalisht raportohet se nën rrënoja është nëna e fëmijëve dhe një e moshuar, për të cilat po punohet për t’i gjetur.

italia

Sondazh

Poll