Bota

VIDEO/ Shpërthime të fuqishme në depot e municioneve në Rusi

Një sulm me dron në rrethin Tikhoretsk në rajonin Krasnodar të Rusisë shkaktoi shpërthime eksplozivi. 

21 Shtator 2024, 12:34 Nga e,d
VIDEO/ Shpërthime të fuqishme në depot e municioneve në Rusi
fotot ilustruese

RUSI- Disa shpërthime u regjistruan në depot e municioneve në territorin e Krasnodarit dhe rajonin e Tverit. Një sulm me dron në rrethin Tikhoretsk në rajonin Krasnodar të Rusisë shkaktoi shpërthime eksplozivi. 

Qarku Tikhoretsk është shtëpia e një depoje të madhe municionesh që është zgjeruar gjatë vitit të kaluar për të akomoduar dërgesat e municioneve nga Koreja e Veriut.

“Mbetjet e një aeroplani pa pilot shkaktuan një zjarr që u përhap”, tha guvernatori rajonal dhe shtoi se popullata lokale u evakuua nga zona afër shpërthimit.

Sipas Astra, gjatë natës u godit edhe një depo municioni në fshatin Oktyabrski në rajonin e Tverit. Ndodhet pranë depos së armëve në Toropets, një nga më të mëdhenj e Rusisë, i cili u sulmua nga dronët ukrainas më 18 shtator.

Qeveria lokale në Tver raportoi se një numër i paspecifikuar dronësh ishin rrëzuar në rajon, por nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me pasojat e sulmit. Ndryshe, Ukraina deri më tani nuk ka komentuar rreth sulmeve të fundit.

 

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll