Bota

Portugalia shpall ditë zie kombëtare për qytetarët që humbën jetën nga zjarret

Si nderim për viktimat e zjarreve që kanë shkatërruar Portugalinë veriore dhe qendrore, Lisbona e shpalli të premten ditë zie kombëtare

20 Shtator 2024, 17:25 Nga E. D
Portugalia shpall ditë zie kombëtare për qytetarët që
paje nga zjarri

PORTUGALI- Qeveria portugeze shpalli një ditë zie kombëtare të premten për shkak të zjarreve masive që vranë shtatë persona dhe plagosën 166 të tjerë që nga 14 shtatori. Si nderim për viktimat e zjarreve që kanë shkatërruar Portugalinë veriore dhe qendrore, Lisbona e shpalli të premten ditë zie kombëtare. 

Portugalia po lufton aktualisht një nga zjarret e saj më të mëdha pyjore, me mbi 121,000 hektarë të djegur, që është një zonë dhjetë herë më e madhe se kryeqyteti i Lisbonës. Zjarret kanë djegur gjithsej 83% të të gjithë territorit kombëtar, sipas sistemit evropian Copernicus.

Si përgjigje, qeveria kishte shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në komunat më të goditura të martën. Flamujt janë ulur në gjysmështizë në vend për shkak të zisë. Mësohet se deri më tani janë arrestuar pesë persona në hetimet për zjarret që kanë shkatërruar dhjetëra banesa në rrethet Aveiro, Porto, Vila Real, Braga, Viseu dhe Coimbra.

zjarret ne portugali

Sondazh

Poll