Bota

Paralajmërimi i ambasadorit libanez: Nëse Izraeli pushton Libanin, do të kemi skena apokaliptike dhe luftë gjithëpërfshirëse

Tel Avivi nisi dje sulmin ajror më të fortë në Libanin jugor në një vit, pasi Nasrallah kërcënoi se Izraeli do të vuante një dënim "të tmerrshëm" për shpërthimet vdekjeprurëse.

20 Shtator 2024, 11:03 Nga r.ll
Paralajmërimi i ambasadorit libanez: Nëse Izraeli pushton Libanin, do
foto ilustruese

LIBAN- Një pushtim tokësor izraelit i Libanit mund të sjellë skena "apokalipsi" dhe lufte gjithëpërfshirëse, ka paralajmëruar kryediplomati i vendit, duke shpjeguar se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të përballen me trupa të stërvitura nga Britania.

Sipas mediave të huaja, ambasadori i Libanit në Londër, Rami Mortada, tha se ushtria e vendit nuk do të rrinte duarkryq nëse Izraeli do të fillonte një pushtim tokësor ose të kryente një sulm të rëndë ajror.

Mbrëmjen e djeshme forcat e armatosura izraelite njoftuan se kishin kryer një seri të re bombardimesh ajrore në Libanin jugor, duke synuar kryesisht sistemet e raketave të Hezbollahut , të cilat sipas tyre ishin gati për t'u përdorur menjëherë kundër territorit izraelit, sisteme të tjera armësh, si dhe infrastruktura terroriste.

Përveç kësaj, artileria goditi rajonin Nakura të Libanit dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant këmbënguli se operacionet kundër Hezbollahut do të vazhdojnë. Mortada paralajmëroi se Hezbollahu ishte bërë një "forcë e tmerrshme luftarake" dhe theksoi se një luftë në fronte të shumta në Lindjen e Mesme mund të radikalizojë një brez krejt të ri në Evropë.

“Ne përballemi me të gjitha rreziqet e një konflikti të gjithanshëm në rajon dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të shmangim pa u lodhur... Le të shpresojmë se nuk do të arrijmë atje sepse ky është një skenar 'Apokalipsi' për të gjithë. Sigurisht që do të jetë shkatërruese për Libanin, por Libani nuk do të jetë i vetmi që do të lëndohet në këtë luftë. Kjo është ajo që na ka mësuar historia e fundit. Kështu, të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në shmangien e një rezultati të tillë. Ka shumë aspekte të rrezikshme për Lindjen e Mesme që mund të arrijnë Evropën dhe më gjerë," është shprehur diplomati.

 

lufta izrael-hamas liban hezbollah

Sondazh

Poll