Bota

Lajçak: Është për keqardhje që s’mundëm t’i trajtonim çështjet urgjente në takim trepalësh

Të martën u mbajt raundi i radhës i dialogut, në nivel të kryenegociatorëve, por pati vetëm takime bilaterale.

17 Shtator 2024, 18:34 Nga E. D
Lajçak: Është për keqardhje që s’mundëm
Miroslav Lajçak,

BRUKSEL- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është për të ardhur keq që nuk ka pasur një takim trepalësh të martën në Bruksel për të trajtuar çështjet më urgjente. Të martën u mbajt raundi i radhës i dialogut, në nivel të kryenegociatorëve, por pati vetëm takime bilaterale.

“Kam pritur dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime ndaras në Bruksel sot. Për keqardhje që nuk iu trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, tha Lajçak. 

miroslav lajçak

Sondazh

Poll