Bota

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje!

Ajo tha gjatë hapjes së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë se Kosova duhet të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.

16 Shtator 2024, 22:06 Nga N.F
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon të
Takimi me Osmani

KOSOVË- Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të gjetur zgjidhje.


“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Anna Luhrmann.


Ajo tha gjatë hapjes së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë se Kosova duhet të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale. Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, kishte qëndruar në Kosovë pikërisht për çështjen e CEFTA, por kishte thënë se nuk ka gjetur gjuhë koordinuese me kryeministrin Albin Kurti.

qeveria e kosoves cefta anna luhrmann

Sondazh

Poll