Art&Argëtim

VIDEO/ Ervis Behari i jep fund beqarisë! Pamje nga dasma madhështore, detaji prekës në kostumin e tij merr vëmendjen

Dita e veçantë festoi edhe një-vjetorin e djalit të tyre.

15 Shtator 2024, 17:11 Nga S.B
VIDEO/ Ervis Behari i jep fund beqarisë! Pamje nga dasma madhështore,
pamje nga dasma

FIER- Këngëtari i njohur Ervis Behari ka kurorëzuar me një dasmë madhështore dashurinë disa-vjeçare me partneren Kristina këtë të shtunë. Dita e veçantë festoi edhe një-vjetorin e djalit të tyre.

Me të ftuar VIP si Maja, Ylli Baka, Gaz Paja, Irkenc Hysa, Eli Fara, Altin Sulku etj, nuk kishte sesi të mungonte alegria dhe këngët më të dashura të publikut. Në prill të vitit të kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë me Kristinën.

VIDEO/ Ervis Behari i jep fund beqarisë! Pamje nga dasma madhështore,

Një detaj prekës i cili mori vëmendjen ishte edhe spila me portretin e nënës së ndjerë të Ervisit e vendosur në xhaketën e kostumit të tij. Ervis Behari u bë i njohur me këngën “Dajo”, e cila nuk mungon tashmë në asnjë prej dasmave shqiptare.

ervis behari

Sondazh

Poll