Bota

"Mirë se vini përsëri në Tokë"/ Ekuipazhi i SpaceX rikthehet pas misionit historik në hapësirë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se misioni përfaqësonte "një hap gjigant përpara" për industrinë komerciale të hapësirës.

15 Shtator 2024, 16:53 Nga S.B
"Mirë se vini përsëri në Tokë"/ Ekuipazhi i
pamje nga ngjarja

SHBA- Ekuipazhi i Polaris Dawn i SpaceX është rikthyer në Tokë pas pesë ditësh në orbitë, pas një misioni historik që paraqet udhëtimin e parë privat në hapësirë. Kapsula Dragon u ul në brigjet e Floridës pak pas orës 03:37, në një transmetim live nga SpaceX.

"Splashdown of Dragon u konfirmua! Mirë se vini përsëri në Tokë," tha SpaceX në platformën e mediave sociale X.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se misioni përfaqësonte "një hap gjigant përpara" për industrinë komerciale të hapësirës. Duke rihyrë në atmosferën e tokës, anija kozmike iu afrua temperaturave prej 1,900 gradë Celsius, të shkaktuar nga presioni dhe fërkimi intensiv i shtytjes përmes ajrit me rreth 27,000 km/h.

Ekipi civil prej katër anëtarësh, i financuar dhe i udhëhequr nga miliarderi Jared Isaacman, udhëtoi në hapësirë ​​më larg se çdo njeri për më shumë se pesëdhjetë vjet. Isaacman dhe Gillis janë ekuipazhi i parë joprofesionist që kryen një udhëtim në hapësirë.

Gjatë pesë ditëve, ekuipazhi kreu më shumë se 40 eksperimente, duke përfshirë hetime mbi ndikimin e misioneve hapësinore në shëndetin e njeriut dhe testimin e komunikimit lazer ndërsatelitor midis Dragon Spacecraft dhe satelitit Starlink të Space X.

hapesire udhetim nasa starlink

Sondazh

Poll