Aktualitet

Skandali i priftit homoseksual, reagon Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Nikolla Xhufka nuk përfaqëson komunitetin tonë, është i vetshpallur

Sipas kishës, Nikolla Xhufka ka paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.

14 Shtator 2024, 10:35 Nga M.B
Skandali i priftit homoseksual, reagon Kisha Othodhokse Autoqefale e
At Nikolla Xhufka

TIRANA- Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të publikuara mbrëmjen e shkuar në emisionin "Piranjat" ku prifti At Nikolla Xhufka, nga Elbasani, u shfaq teksa flirtonte me një mashkull në biseda virtuale dhe live duke shkuar dhe në kërkesë për raport intim. Në reagimin e Kishës Othodhokse Autoqefale të Shqipërisë thuhet se Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks.

Po ashtu në ragimin e kishës thuhet se ai prej kohësh është vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sipas kishës, Nikolla Xhufka ka paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.

Reagimi:

Nisur nga një video e shfaqur në emisionin "Piranjat" në TV "SYRI" ku shfaqet shtetasi i vetshpallur klerik i njohur mediatikisht me emrin Nikolla Xhufka, por zyrtarisht me emrin Niko Bllazhde, Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë sqaron opinionin publik që z. Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks.

Ai prej kohësh i vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe duke paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.

at nikolla xhufka

Sondazh

Poll