11 Shtator 2024, 18:13
Nga E. D
fotot ilustruese
PALESTINË- Sulmet ajrore izraelite në territoret palestineze vranë të paktën 20 palestinezë në Gazë dhe pesë në Bregun Perëndimor të mërkurën, sipas autoriteteve palestineze. Ndër të vrarët në Gazë ishin 16 gra dhe fëmijë, gjashtë prej të cilëve nga e njëjta familje, sipas zyrtarëve në Spitalin Evropian në Gazë, ku u dërguan trupat e viktimave.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Biden dënoi të mërkurën vrasjen e aktivistes amerikane nga forcat izraelite ndërkohë që po protestonte ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Ai tha se është “i indinjuar dhe thellësisht i tronditur”, duke e quajtur vrasjen e saj “plotësisht të papranueshme”.
“Duhet të përcaktohet përgjegjësia e plotë”, tha zoti Biden përmes një deklarate. “Izraeli duhet të bëjë më shumë për t’u siguruar se incidente të tilla nuk ndodhin kurrë më.”
Izraeli tha të martën se aktivistja 26 vjeçe Aysenur Ezgi Eygi nga qyteti i Siatëll mund të jetë qëlluar “pa qëllim dhe pa dashje” nga ushtarët izraelitë.
Ndërkohë, të mërkurën në mëngjes një makinë me ngarkesë karburanti goditi një stacion autobusi në Bregun Perëndimor, duke lënduar rëndë një person. Zyrtarët izraelitë thanë se bëhet fjalë për një sulm dhe njoftuan se shoferi i makinës ishte qëlluar në vendin e ngjarjes, por ata nuk ofruan të dhëna të mëtejshme.
Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës dy pjesëtarë të saj humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan nga rrëzimi i një helikopteri në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ushtria tha se po hetonte shkakun e rrëzimit të helikopterit, i cili ishte nisur për të evakuuar ushtarët e plagosur në Gazë, por përjashtoi mundësinë që ai të jetë rrëzuar si pasojë e luftimeve.
Ndërkohë, në deklaratën e parë që kur u emërua udhëheqës kryesor i Hamasit, Jahja Sinuar përgëzoi Presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune për rizgjedhjen në postin e presidentit dhe falenderoi Algjerinë për përkrahjen, siç tha ai, të “kauzës palestineze”.
Algjeria, që është shtet përfaqësues arab në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në muajin maj propozoi një projekt rezolutë që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për ndalimin e operacionit ushtarak izraelit në qytetin jugor të Rafahut.
Një marrëveshje e mundshme për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve duhet të miratohet nga drejtuesi i militantëve Sinuar, i cili i përket vijës së skajshme brenda Hamasit. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po bëjnë përpjekje gati një-vjeçare për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, por negociatat për arritjen e saj janë bllokuar vazhdimisht.
Sinuari ishte njëri prej arkitektëve të sulmit të 7 tetorit, që nxiti luftën e Izraelit në Gazë. Ai nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës dhe besohet se është gjallë dhe fshihet në territorin e Gazës. Izraeli është zotuar se do ta vrasë./VOA
lufta ne gaza
Bota
11 Shtator 2024, 17:56
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Pacientët dhe të afërmit e tyre raportohet se vetëm në vitin 2023 kanë sulmuar verbalisht ose fizikis...
Bota
11 Shtator 2024, 17:46
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga m...
Bota
11 Shtator 2024, 17:39
kamla harris, elon musk, donald trump
SHBA- Elon Musk tha se ish-presidenti Donald Trump do të bënte një punë më të mirë...
Bota
11 Shtator 2024, 17:18
foto ilustruese
RUSI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan i bëri thirrje Rusisë që t’i kthejë Krimenë Ukrain&eum...
Bota
11 Shtator 2024, 17:09
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidenti republikan Donald Trump nuk ishin takuar përpara d...
Bota
11 Shtator 2024, 16:55
M.B
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës t&e...
Bota
11 Shtator 2024, 16:44
E. D
Anthony Blinken
KIEV- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vizitoi këtë të mërkurë Kievin së bashku me homologun e t...
Bota
11 Shtator 2024, 16:27
S.B
pamje nga statuja
IRLANDË- Statuja më e re prej bronxi e Mbretëreshës Elizabeth II në kopshtet e kështjellës Antrim...
Bota
11 Shtator 2024, 16:21
donald trump dhe kamala harris
SHBA- Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit pritet të ketë implikime të mëdha p&eu...
Bota
11 Shtator 2024, 16:08
S.B
Trump dhe Swift
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se Taylor Swift "do të paguajë një çmim" p&e...