Art&Argëtim

Publiku brohoriti Fifin/ Era Rusi i del në mbrojtje Eneda Tarifës: M’u duk shumë e shëmtuar, asnjë artist nuk e meriton k

16 Dhjetor 2019, 07:16 Nga DOSJA
Publiku brohoriti Fifin/ Era Rusi i del në mbrojtje Eneda Tarifës:

Tiranë- Këngëtarja Era Rusi ka folur së fundmi për festivalin e “Këngës Magjike” dhe për fituesen Eneda Tarifën. Në emisionin “Thumb On”, këngëtarja ka treguar  nëse do të ishte pjesë e festivalit, të 30 pikët do ja jepte Eneda Tarifës me këngën “Më zgjat dorën”.

Isha në punë natën e finales dhe ndoqa post “Këngën Magjike”. Unë si Era më rri më shumë kënga e Enedës, si gusto personale. Nga ana e një materiali më fresh është Fifi. Nuk do të doja të isha në Kënga Magjike këtë vit. Njëra është më solide, ndërsa tjetra pak më e madhe, më festivalore”, u shpreh ajo.

Por më tej ajo u ngacmua nga Fatma Haxhialiu me pyetjen:  A do të doje të ishe në vendin e Enedës, sidomos në momentin e ndarjes së çmimit që publiku thërriste emrin e Fifit?

“M’u duk shumë e shëmtuar. E para më vjen shumë keq, asnjë artist nuk e meriton atë gjë. Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, ajo nuk e meritonte atë gjë. “Kënga Magjike” është festival karriere, duhet të kesh bërë disa gjëra në karrierën tënde dhe pastaj kalon në një stad tjetër. Mendoj që Eneda i ka bërë ato hapa.  Nga pikëpamja artistike e meritonte çmimin e ”Kënga Magjike”, tha Era Rusi.

Kënga Magjike 2019 u fituar nga Eneida Tarifa me këngën “A do ma zgjasësh dorën”. Në vendin e dytë doli Fifi, ndërsa vendin e tretë e zuri Anxhela Peristeri.

Çfarë ndodhi tek Kënga Magjike?

Teksa pritej të lexohej emri i këngëtarit fitues, gjithë salla brohoriste emrin e këngëtares Fifi. Pasi u përzgjodh Eneda Tarifa si fituese, gjithë spekatatorët u zhgënjyen. Në fund, pasi iu dha çmimi Eneda Tarifas, ajo i  kërkoi në fund publikut që të gjithë bashkë të këndonin këngën e saj por ata në kor kërkonin sërish Fifin. Kjo e fundit filloi të qante edhe pse mori 300 pikë në këtë festival. Nuk kanë munguar edhe komentet në rrjetet sociale kundra këtij festivali. Komentuesit theksojnë se e vetmja fituese e djeshme ishte këngëtarja Fifi dhe se ky vendim është një turp për Ardit Gjebrean dhe Tv Klan.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eneda tarifa era rusi kënga magjike eneda tarifa era rusi kënga magjike

Sondazh

Poll