Bota

Masakra në SHBA, nëna e autorit 14-vjeçar kishte paralajmëruar shkollën për të shtënat

Raporti tha gjithashtu se telefonata e nënës në shkollë u bë në orën 9:50 të mëngjesit të së mërkurës, rreth gjysmë ore para se Colt të hapte zjarr dhe të vriste 4 persona.

8 Shtator 2024, 14:47 Nga E. D
Masakra në SHBA, nëna e autorit 14-vjeçar kishte
foto ilustruese

SHAB- Nëna e Colt Grey, 14-vjeçari që vrau katër persona në shkollën e mesme Apalachee në SHAB, tha se kishte lajmëruar shkollën e djalit të saj për një “emergjencë”. Adolenshenti i kishte kërjuar falje nënës së tij Marcee Grey në mëngjesin e të shtënave masive në shkollën e mesme Apalachee duke dërguar një tekst alarmues herët në mëngjes që e shtyu nënën të paralajmëronte shkollën, tha gjyshi i tij. 

“Unë u thashë atyre se ishte një emergjencë ekstreme dhe ata duhej të kontrollin djalin tim menjëherë,” tha ajo. 

Raporti tha gjithashtu se telefonata e nënës në shkollë u bë në orën 9:50 të mëngjesit të së mërkurës, rreth gjysmë ore para se Colt të hapte zjarr dhe të vriste 4 persona.

Babai i Markie-t, Charles Polhamus, tha se 14-vjeçari Colt i kishte kërkuar falje nënës së tij përmes mesazheve para të shtënave, duke e shtyrë atë të telefononte shkollën. “Më fal, mami”, shkruhej në mesazh.

Markie pastaj hipi në makinën e saj dhe u nis për në shkollë, e cila ishte më shumë se tre orë larg. Por në gjysmë të rrugës ajo mësoi se ishte shumë vonë.

colt grey shba

Sondazh

Poll