Bota

Telefonata e Scholz me Vuçiç/ Zbardhen detaje nga diskutimet, kancelari gjerman thekson rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Lidhur me telefonatën ka reaguar edhe Vuçiç përmes një postimi në Instagram. Ai shprehet se biseda mes tyre ishte produktive dhe se u diskutua nevoja për të rritur përpjekjet diplomatike në rajon me synimin për zgjidhjen e çështjeve të shumta që janë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

5 Shtator 2024, 16:29 Nga r.ll
Telefonata e Scholz me Vuçiç/ Zbardhen detaje nga diskutimet,
olaf schol, aleksander vucic

GJERMANI- Qeveria Federale e Gjermanisë përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me telefonatën e zhvilluar mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç. 

Sipas qeveria gjermane, ndër temat e diskutuara ka qenë edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kancelari Scholz ka nënvizuar rëndësinë e dialogut në mes të dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe ka përsëritur përkrahjen e Gjermanisë për procesin.

“Kancelari Federal foli edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për këtë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Gjithashtu në këtë bisedë telefonike siç njofton Berlini zyrtar, është biseduar edhe për rëndësinë e politikave të qëndrueshme për lëndën e parë.

“Ata diskutuan gjithashtu çështje të politikave të lëndëve të para. Kancelari Federal dhe Presidenti serb theksuan rëndësinë e një politike të qëndrueshme të lëndëve të para në Evropë dhe shkëmbimin e ngushtë për këtë çështje. Kancelari Federal ofroi mbështetje gjermane, duke përfshirë sigurimin e standardeve të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi. Ai iu referua projekteve përkatëse gjermane për minierat e litiumit dhe sugjeroi ndarjen e ekspertizës ekzistuese për projektimin e qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit të projekteve të tilla”, thekson njoftimi. Scholz dhe Vuçiç janë pajtuar që të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të mbesin në kontakt.

Lidhur me telefonatën ka reaguar edhe Vuçiç përmes një postimi në Instagram. Ai shprehet se biseda mes tyre ishte produktive dhe se u diskutua nevoja për të rritur përpjekjet diplomatike në rajon me synimin për zgjidhjen e çështjeve të shumta që janë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Një diskutim i shkëlqyer dhe shumë produktiv me kancelarin Scholz për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Ne diskutuam gjithashtu nevojën në rritje për të rritur përpjekjet diplomatike në rajon me synimin për zgjidhjen e çështjeve të shumta që janë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe, në veçanti, promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Vuçiç ndër të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

olaf scholz aleksander vucic

Sondazh

Poll