Bota

“Në atë kohë, nuk kishte asnjë arsye për një arrestim!" Sulmi me armë zjarri në një shkollë la pas 4 viktima, me çfarë kërcënoi një vit më parë i dyshuar?

Në maj të 2023, 14-vjeçari Colt Grey, mohoi në polici se ai qëndronte pas postimeve në internet që përmbanin imazhe të armëve, ndërsa zyrtarët “paralajmëruan shkollat ​​lokale për monitorimin e vazhdueshëm të situatës”.

5 Shtator 2024, 09:50 Nga M.B
“Në atë kohë, nuk kishte asnjë arsye për një
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Autori i dyshuar i vrasjes së katër personave në shkollën e tij të mesme në Georgia të SHBA-ve, u mor në pyetje një vit më parë nga policia, lidhur me disa kërcënime anonime në internet. Në maj të 2023, 14-vjeçari Colt Grey, mohoi në polici se ai qëndronte pas postimeve në internet që përmbanin imazhe të armëve, ndërsa zyrtarët “paralajmëruan shkollat ​​lokale për monitorimin e vazhdueshëm të situatës”.

“Në atë kohë, nuk kishte asnjë arsye të mundshme për një arrestim apo për të ndërmarrë ndonjë veprim shtesë të zbatimit të ligjit në nivel lokal, shtetëror apo federal”, thotë FBI në një deklaratë.

Të mërkurën i dyshuari hapi zjarr në shkollën e mesme Apalachee në qytetin e Winder, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 9 të tjerë u plagosën. Pas ngjarjes tragjike i mituri u arrestua menjëherë nga autoritetet. Ai do të gjykohet si i rritur, tha Chris Hosey, drejtor i Byrosë së Hetimit të Xhorxhias.

I dyshuari po fliste me hetuesit, por ata nuk pranuan të thonë nëse e dinin se çfarë e motivoi atë për sulmin. Ata gjithashtu nuk thanë se çfarë lloj arme është përdorur. Sherifi Jud Smith tha se organet e rendit reaguan me shpejtësi pas njoftimit për të shtëna rreth orës 10:20 të mëngjesit. Individi i armatosur u përball me një punonjës të rendit dhe u dorëzua menjëherë, tha Smith.

shba

Sondazh

Poll