Bota

"Vetëm nëse bëhem president do ta zbuloj"/ Trump: Kam një plan për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi!

Trump ka deklaruar shumë herë se do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orëve, pa shpjeguar kurrë se si.

3 Shtator 2024, 21:16 Nga E. D
"Vetëm nëse bëhem president do ta zbuloj"/ Trump: Kam
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai ka plane që janë të garantuara për t’i dhënë fund luftës vdekjeprurëse në Ukrainë, por do t’i zbulojë ato vetëm nëse fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor. Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati aktual republikan është i përfshirë në një garë kokë e kokë me rivalen e tij demokrate, nënpresidenten Kamala Harris.

“Nëse fitoj, si president i zgjedhur, do të bëj një marrëveshje të garantuar. Kjo është një luftë që nuk duhej të ndodhte. Por unë nuk mund t’jua zbuloj këto plane, sepse nëse jua them, nuk do të jem në gjendje t’i përdor dhe do të dështojnë. E dini, një pjesë e kësaj është surprizë, apo jo?”, tha Trump.

Trump ka deklaruar shumë herë se do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orëve, pa shpjeguar kurrë se si. Në muajt e fundit, megjithatë, ai ka kritikuar Uashingtonin për miliarda dollarët që shpenzon për të mbështetur Kievin dhe po i kërkon Evropës të luajë rolin e saj.

donald trump

Sondazh

Poll