31 Gusht 2024, 12:51
Nga I.A
KFOR
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht. Mbi këtë urë, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it.
Radio Evropa e Lirë ka pyetur KFOR-in pse ka rritur praninë mbi urë, por nga ky mision nuk kanë kthyer përgjigje.
Por, një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha korrespondentes së REL-it në terren se, gjatë ditës së sotme, "nuk pritet ndonjë gjë e veçantë" dhe se ato gjenden aty "për shkak të operacioneve rutinore".
Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës. Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Ekzekutivi kosovar po ashtu është përballur me kritika kohëve të fundit nga bashkësia ndërkombëtare sepse ka shprehur synimin që ta hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës tani. KFOR-i dhe BE-ja kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë. KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër./REL
kfor nato
Bota
31 Gusht 2024, 11:02
S.B
foto ilustruese
SHBA- Një medikament i njohur, i përdorur për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit mund të ngadal&e...
Bota
31 Gusht 2024, 11:00
I.A
Gjermanet
GJERMANI- E djathta ekstreme është në prag të fitimit të më shumë votave në zgjedhjet shtetërore gje...
Bota
31 Gusht 2024, 10:54
I.A\
Zoran Milanovic
KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, duke folur për kapacitetet ushtarake të vendit të tij, ka përmendu...
Bota
31 Gusht 2024, 10:33
I.A
Gaza
GAZA- Ushtria izraelite tha më 31 gusht se dy palestinezë janë vrarë gjatë natës teksa po përgatisnin të kryen...
Bota
31 Gusht 2024, 09:51
I.A
Shpërthimi i digës Kahkovka
UKRAINË- Janë pamje, që bënë xhiron e botës. Më 6 qershor 2023 pati shpërthim...
Bota
31 Gusht 2024, 09:46
I.A
BE
KOSOVË- Bashkimi Evropian tha se është “i zhgënjyer” nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit e Kosovës me partner&e...
Bota
31 Gusht 2024, 09:17
I.A
James O’Brien
KOSOVË- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ...
Bota
31 Gusht 2024, 08:58
I.A
Elon Musk
BRAZIL- X, dikur Twitter, është ndaluar në Brazil pasi nuk arriti të përmbushë një afat të caktuar nga nj...
Bota
31 Gusht 2024, 08:42
I.A
Gjermani
GJERMANI- Një fluturim deportimi për në Afganistan është nisur nga aeroporti gjerman i Leipzig/Halle, njoftoi M...
Bota
30 Gusht 2024, 23:06
KOSOVË- Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i është bashkuar reagimit të ambasadës amerikane për aksionin e sot&eum...