Sport

Tedesco nuk ka folur personalisht me Courtois, për dorëheqjen e tij nga kombptarja e Belgjikës...

Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco, tha sot se portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois "ishte shumë i qartë" kur komunikoi se nuk do të luante më me kombëtaren, nëse trajneri nuk ndryshonte dhe pranoi se nuk ka folur personalisht me lojtarin, por ai e tentoi një qasje përmes Federatës

30 Gusht 2024, 13:00 Nga DOSJA
Tedesco nuk ka folur personalisht me Courtois, për dorëheqjen e tij

BELGJIKE - Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco, tha sot se portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois "ishte shumë i qartë", kur komunikoi se nuk do të luante më me kombëtaren, nëse trajneri nuk ndryshonte dhe pranoi se ai nuk ka folur personalisht me lojtarin, por në vend të kësaj tentoi një qasje përmes Federatës.

"Gjatë kualifikimit, shumë kohë përpara Eurokupës, ai ishte shumë i qartë dhe i hapur për të na thënë se nuk do të ishte atje. Gjatë dhe pas Euros, ne e dinim se duhej të gjenim zgjidhje," tha Tedesco këtë të premte në një konferencë për shtyp.

Trajneri gjerman me origjinë italiane, shpjegoi se stafi stërvitor vendosi që drejtori ekzekutiv i Federatës belge, Franky Vercauteren, të ishte ai që do të vlerësonte gjendjen shpirtërore të portierit pas turneut, duke qenë se të dy kanë një marrëdhënie të mirë.

"Ne vendosëm së bashku, se kishte kuptim që Franky të bënte hapin e parë dhe, në varësi të asaj që ndodhi, të hidhte hapat e ardhshëm", por Courtois "ishte shumë i qartë," tha Tedesco.

Courtois, 32 vjeç, përfundoi duke deklaruar javën e kaluar, se nuk do të luante më me “Djajtë e Kuq” për sa kohë trajneri mbetet Tedesco, me të cilin ka pasur një përballje publike prej një viti, kur u ndje i përbuzur nga trajneri dhe u largua nga stërvitjet e kombëtarja pasi nuk iu dha shiriti i kapitenit në mungesë të Kevin de Bruyne.

Përpara dueleve të Belgjikës, kundër Izraelit dhe Francës në Ligën e Kombeve, Tedesco ka thirrur portierët Koen Castells (Al-Qadisya, KSA), Matz Sels (Nottinham Forest, ING) dhe Thomas Kaminski (Luton Town, ING).

Trajneri gjithashtu nuk e ka thirrur qendërmbrojtësin e Atlético Madridit, Axel Witsel, me të cilin gjithashtu pati një fërkim pasi e la jashtë një thirrjeje, por me të cilin e kanalizoi marrëdhënien në kohë për ta çuar në Eurokupë.

Tedesco shpjegoi se me këtë rast nuk llogariste te Witsel, sepse donte të provonte qendërmbrojtësit e rinj dhe foli me mbrojtësin 35-vjeçar, i cili e kuptoi dhe e pranoi vendimin, komentoi trajneri. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll