Bota

"Tavani e la në baltë!" Fshihej për vrasje, bie nga papafingoja kur në shtëpi i shkoi policia, arrestohet 20-vjeçari në SHBA

Wilkerson u dërgua në paraburgim me akuzat për “vrasje të shkallës së parë” dhe “rrezikim të pamatur me një armë vdekjeprurëse”.

28 Gusht 2024, 22:23 Nga M.B
"Tavani e la në baltë!" Fshihej për vrasje, bie nga
Deario Wilkerson

SHBA- Autoritetet amerikane të Tenesit ishin në kërkim të një të arratisuri, të kërkuar në lidhje me një vrasje në Memphis në muajin prill për muaj të tërë. Mediat e huaja raportojnë se ai u gjet të hënën, pasi u rrëzua nga tavani i shtëpisë ku fshihej. Deario Wilkerson, 20-vjeç, nuk pësoi lëndime pasi u rrëzua nga vendi i tij i fshehjes në papafingo. Wilkerson u dërgua në paraburgim me akuzat për “vrasje të shkallës së parë” dhe “rrezikim të pamatur me një armë vdekjeprurëse”.

Ai ishte një nga tre të dyshuarit e identifikuar në lidhje me të shtënat fatale ndaj Troy Cunningham në Memphis më 2 prill. Tre personat dyshohet se vodhën armën e Cunningham, më pas ai u qëllua me plumb pas shpine në kokë teksa tentoi të ikte. Dy të dyshuarit e tjerë tashmë janë arrestuar.

Urdhër-arresti ndaj Wilkerson ishte lëshuar në maj. Rasti i tij më vonë u transferua në një hetim për të arratisurit. Ai u gjurmua në një rezidencë në Memphis dhe autoritetet rrethuan shtëpinë. Wilkerson u përpoq të fshihej në papafingo përpara se të binte nga tavani. 

deario wilkerson

Sondazh

Poll